Halloween Cupcakes Decorating Ideas-Si Të Zbukurojmë Kekët e Vegjël Për Halloween

Halloween është shumë pranë ndaj le të zbulojmë së bashku disa ide të këndëshme dhe të frikshme për Dekorimin e Kekëve të Vegjël Për Halloween. Përgatitja e kekëve të vegjël (cupcake ose muffin) është më e thjeshtë sesa duket, ndaj përgatisni përbërësit tuaj dhe le të gatuajmë dhe dekorojmë së bashku.

Si Të Zbukurojmë Kekët e Vegjël Për Halloween? Ne do ju tregojmë si të përgatisni kekë të shijshëm dhe i dekoroni ato këndshëm duke ju dhënë ide të zhvilloni fantazinë tuaj.

Dekorimi është një aktivitet ku mund të përfshini edhe fëmijët tuaj dhe të kaloni një kohë cilësore dhe të bukur së bashku.

Ju mund të lexoni edhe receta të ngjashme për kekët e vegjël

Përbërësit për 12 kekë të vegjël

  1. 2 vezë
  2. 100 g sheqer
  3. 50 ml qumësht
  4. 50ml vaj
  5. 200 g miell
  6. 1 lugë fryrës për ëmbëlsira
  7. 50 g çokollatë e bardhë (facultative)
  8. Vanilje ose lëkurë limoni
  9. Pak kripë

Për kremin e djathit

  • 125 g djath filadelfia
  • 125 ml pana që rrihet
  • 2 lugë sheqer pluhur
  • Ngjyrues ushqimor në pluhur ose xhel.

Përgatitja

Përgatitja e Kekëve

  1. Me ndihmën e një rrahësi elektrik përziejmë vezët me sheqerin për pak minuta sa të bëhen shkumë.
  2. Do të shtojmë vajin dhe qumështin dhe vazhdojmë përzierjen.
  3. Shtojmë edhe miellin e përzierë me fryrësin dhe pak kripë.
  4. Masës së brumit i shtojmë çokollatën e bardhë ose të zezë dhe pak lëkurë limoni të grirë ose vanilje.Halloween Cupcakes Decorating Ideas-Family Cooking Recipes
  5. Kjo është një masë për 12 kekë të vegjël (muffins). Mund ti piqni kështu, ose gjysmën së brumin ti shtoni 2 lugë kakao të hidhur dhe ti bëni ato të errët në ngjyrë çokollate. Halloween Cupcakes Decorating Ideas-Family Cooking RecipesPiqini kekët në furrë  të parangrohur në 180 gradë për 18-20 minuta.Halloween Cupcakes Decorating Ideas-Family Cooking Recipes
  6. Pasi piqen, i lëmë të ftohen pak, i heqim nga format, dhe i lëmë të ftohen plotësisht, duke përgatitur ndërkohë kremin për dekorimin e tyre. Halloween Cupcakes Decorating Ideas-Family Cooking Recipes Halloween Cupcakes Decorating Ideas-Family Cooking Recipes

Kremi Djathit

  1. Në një tas qelqi rrahim panën e ftohur nga frigoriferi deri sa të bëhet shkumë e qëndrueshme.
  2. Pas kësaj, në një tas tjetër, përziejmë djathin me sheqerin pluhur dhe e përziejmë me panën e rrahur.
  3. Kremit e ndajmë në disa tasa dhe i shtojmë ngjyrues ushqimor me ngjyrat e Halloween dhe dekoret që kemi menduar. Do e vendosim kremin në një qese pastiçerie për të dekoruar kekët tanë, qofshin ata të bardhë ose më çokollatë.

Kremëra të tjerë

  1. Nëse nuk doni të përdorni krem djathi, mund të përdorni nje krem me çokollatë të zezë (referoju recetës këtu për përbërësit dhe përgatitjen).
  2. Mund të përdorni ose dhe një krem më të bardhën e vezës dhe sheqer pluhur. Do përzieni një të bardhë veze, një lugë gjelle lëng limoni dhe 50-100 g sheqer pluhur. Me kremin e përgatitur mund të dekoroni kekët më çokollatë në formën e rrjetës së merimangës.
  3. Rrjeta përgatitet në këtë mënyrë, hedhim kremin në qese pastiçerie, duke filluar nga qendra e kekut do të dekorojmë në formë spirale gjithë sipërfaqen. Me një kunjë dhëmbësh duke filluar nga qendra drejt anëve do tërheqim në  disa pika në mënyrë që ti japim formën e rrjetës së merimangës.
    Në të njëjtën mënyrë veprojmë edhe me kremin e çokollatës së zezë, por edhe mund të përdorni çokollatë të shkrirë, të cilës i japim formën si u shpjegova dhe e vendosim në frigorifer të ngrurtësohet sërish dhe e përdorim si element dekori në torta apo muffins si në rastin tonë.

Referojuni fotove më poshtë për idetë e dekorimit.Halloween Cupcakes Decorating Ideas-Family Cooking Recipes Halloween Cupcakes Decorating Ideas-Family Cooking Recipes Easy Chocolate Muffins-Family Cooking RecipesHalloween Cupcakes Decorating Ideas-Family Cooking Recipes Halloween Cupcakes Decorating Ideas-Family Cooking Recipes Halloween Cupcakes Decorating Ideas-Family Cooking Recipes Halloween Cupcakes Decorating Ideas-Family Cooking Recipes Halloween Cupcakes Decorating Ideas-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

 

 

Leave a Comment