Grissini Breadsticks Recipe-Grisini Me Susam

Grisinit janë një nga produktet e brumit më të shijshme që mund të përdoren në përditshmëri por edhe për festa apo bankete duke përgatitur me to antipasta shumë të shijshme. Grisinit janë një kategori biskotash të kripura të cilat gatuhen me maja dhe sipas dëshirës apo preferencës mund të zgjedhim ti gatuajmë me vaj ulliri për një version më të shëndetshëm, por edhe me gjalp dhe djath të grirë janë gjithashtu shumë të shijshme. Mund ti gatuajmë vetëm me një lloj mielli por mund të eksplorojmë duke përzierë dy apo më tepër lloje mielli ku përveç miellit të grurit mund të përdorim miellin për polenta, semolina, etj.

Sot do të ndajmë Grisini me vaj ulliri dhe susam, shumë të shijshmë, të buta, dhe pëlqehen nga gjithë familja.

Përbërësit

  • 300 g miell oo
  • 1 vezë
  • 50 ml vaj ulliri
  • 3 g maja birre e thatë
  • 80-100 ml ujë
  • Fara susami

Përgatitja

  1. Në një tas të vogël do të shtojmë 80 ml uji të ngrohtë dhe majanë dhe do e trazojmë derisa të tretet mirë duke e lënë të pushojë 2-3 minuta.
  2. Në një tas tjetër të thellë do të shtojmë miellin e situr, vezën, vaj e ullirit dhe do i përziejmë mirë.
  3. Më pas do të shtojmë edhe majanë e tretur dhe do vijojmë zënien e brumit duke shtuar edhe pak ujë nëse do jetë e nevojshme që të zëmë një brumë të butë.
  4. Do e punojmë për të paktën pesë minuta brumin derisa të bëhet elastik dhe do e vendosim në një tas të mbuluar më qese celofoni duke e vendosur në furrë me dritë ndezur dhe ta lëmë brumin të vijë derisa të dyfishojë volumin.
  5. Pasi kalon koha dhe brumi ka ardhur do e punojmë brumin sërish për disa minuta, e hapim në një petë të trashë, e lyejmë më pak vaj ulliri ose gjalp dhe do e spërkasim më fara susami nga të dyja anët duke i ngjeshur mirë më hapësin e petëve.
  6. Do ta mbledhim sërish brumin në formë topi dhe e lëmë të vijë sërish deri në dyfishim të volumit.
  7. Do ta hapim brumin pas kësaj, me pak miell, e lyejmë me vaj, e spërkasim me fara susami dhe e presim me një prerëse picash apo thikë kuzhine në shirita sa gishti të trasha dhe me gjatësinë që ju dëshironi. Do i përdredhim secilin shirit duke i kapur nga dy ekstremet dhe do shikoni që copa e brumit që keni ndër duar do fillojë të zgjatet.Grissini Breadsticks Recipe-Family Cooking Recipes
  8. Do i vendosim në një tavë të veshur me letër furre dhe do i pjekim në furrë të nxehur më parë në 180-190 gradë për 10-12 minuta sa të marrin ngjyrë ari. Mos i lini të bëhen shumë kafe pasi mund të digjen dhe hidhërohen
  9. I lëmë të ftohen dhe i servirim sipas dëshirës.

Ju bëfshin mirë.Grissini Breadsticks Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na ndiqni dhe vizitoni faqen tonë duke ndarë dhe provuar recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini pyetjet apo komentet tuaja.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment