Bullseye Cookies-Biskotat Syri i Demit

Biskotat Syri i Demit janë një nga llojet e biskotave që shumica e amvisave gatuajnë gjatë festave. Gatimi i biskotave në prag festash është një nga aktivitetet që na bën të ndihemi edhe më gëzueshëm në familje. Aroma e pjekjes së tyre në furrë dhe kënaqësia që marrin fëmijët tanë duke na ndihmuar është e papërsëritshme. Vajza ime tre vjeç kërkon përditë të përziejë vezët dhe të hapi brumin bashkë me mua për gatimin e biskotave, ndaj përpiqem të gatuaj biskota shpesh këto ditë duke lejuar dhe atë të kënaqet. Duke qenë se biskotat dhe ëmbëlsirat nuk mungojnë gjatë festave, mundohem të zgjedh receta që të jenë sa më të shëndetshme duke mos përdorur edhe shumë sheqer sidomos kur dua që ato të konsumohen edhe nga fëmijët. Biskotat e sotme përgatiten me brumë Frolla të zënë me vaj dhe jo gjalp dhe për më tepër shije kemi shtuar edhe miell bajame. Duke e zënë brumin me vaj mund të vijojmë direkt me përgatitjen e tyre duke mos humbur kohë që ta lëmë brumin të pushojë në frigoriferë dhe realizojmë një version më të lehtë të tyre. Biskotat i kemi mbushur me reçel dhe krem lajthish, por ju mund të zgjidhni ti mbushni si të dëshironi apo dhe tu jepni formë dhe ti piqni thjesht pas i bashkuar dhe mbushur me reçel.
Në fund i spërkasim me sheqer pluhur për ti dhënë një atmosferë sa më festive tryezës sonë. Këto biskota mund ti shijojmë gjatë gjithë ditës, që nga mëngjesi deri në mbrëmje dhe të mos ndihemi ta kemi tepruar me ëmbëlsira.

Përbërësit

  • 250 g miell
  • 70 g miell bajamesh
  • 80 g sheqer
  • 80 ml vaj misri osse luledielli
  • ½ pako fryrës ëmbëlsirash
  • Lëkurë portokalli ose limoni
  • 2-3 lugë reçel kumbulle, pjeshje, manaferre, fiku, etj
  • 2-3 lugë krem lajthish

Përgatitja

  1. Në një tas do të rrahim vezët me sheqerin sa të bëhen shkumë, do të shtojmë lëkurën e limonit apo portokallit dhe vajin dhe do i përziejmë sërish.Bullseye Cookies-Family Cooking Recipes
  2. Do të shtojmë miellin e bajames dhe e përziejmë sa të krijohet një masë homogjene.Bullseye Cookies-Family Cooking Recipes
  3. Do të shtojmë gradualisht miellim e përzierë me fryrës dhe do të zëmë një brumë të butë. Do e kalojmë brumin në tavolinën e punës duke shtuar miell tjetër pak nga pak do të punojmë brumin derisa brumi të jetë elastik dhe të mos jetë më ngjitës mes gishtave.Bullseye Cookies-Family Cooking Recipes Bullseye Cookies-Family Cooking Recipes
  4. Do të spërkasim sërish me miell tavolinën e punës dhe do hapim një petë me trashësi nga 0.3 deri 0.6 mm. Do i presim në format që duam ku për çdo dy biskota njërës do i presim me një formë më të vogël në formë rrethore, ose edhe në të njëjtën formë me biskotën që keni përgatitur duke eleminuar pjesën e mesit që të duket reçeli apo kremi i lajthisë kur ti bashkojmë dhe pjekim.Bullseye Cookies-Family Cooking Recipes
  5. Do të shtojmë me një lugë çaji reçel tek biskota e paprerë, e hapim lehtë, vendosim biskotën tjetër sipër, duke bashkuar mirë të gjithë cepat dhe e vendosim në një tavë pjekje të veshur me letër furre.Bullseye Cookies-Family Cooking Recipes
  6. Kështu veprojmë deri në fund dhe i vendosim të piqen në furrë të nxehur më parë në 180 gradë për 12-14 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë.Bullseye Cookies-Family Cooking Recipes
  7. I spërkasim me sheqer pluhur pas pjekjes, i lëmë të ftohen, i vendosim në një pjatë servirje dhe i shërbejmë sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë!Bullseye Cookies-Family Cooking Recipes Bullseye Cookies-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na ndiqni dhe mbështesni duke ndarë dhe provuar recetat tona. Na ndihmoni duke ndarë më ne opinionin tuaj mbi recetën dhe faqen tonë. Ne vlerësojmë mendimin tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment