Njoki Me Kërpudha Dhe Pana është një recetë shumë e shpejtë dhe e shijshme. Kur i kemi gati njokit e freskëta këtë recetë e përgatisim në pak minuta. Ju mund ti referoheni recetës sonë për përgatitjen e njokit në shtëpi, dhe i konservoni në ngrirje të paketuara sipas sasisë që gatuani zakonisht në familje për to gatuar në çast sa herë të dëshironi. Kjo është një pjatë e parë, por mund të serviret edhe si një pjatë unike për një vakt të lehtë.
Provoni të gatuani edhe Njoki me Ragu .
Përbërësit për 2 persona
- 250 g njoki patatesh
- 250-300 g kërpudha champignons
- 2-3 lugë plot Pana kuzhine
- 1 thelp hudhër
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper, vaj ulliri
- Djath Parmigiano i grirë
Përgatitja
- Do të pastrojmë kërpudhat dhe i presim në feta të holla.
- Vendosim një tenxhere me ujë të vlojë.
- Në një tigan do të shtojmë vaj ulliri, thelpin e hudhrës dhe këmbët e prera nga tufa majdanozin.
- Kur vaji aromatizohet, shtojmë kërpudhat dhe i lëmë të gatuhet për pak minuta. Shtojmë kripë, piper, dhe majdanoz të grirë hollë.
- Kur kërpudhat janë gati, vendosim njokit të ziejnë. Koha e zierjes është e shkurtër, sapo njokit pluskojnë në sipërfaqen e ujit, ato janë gati.
- Ndërkohë te tigani ku kemi kërpudhat shtojmë panën dhe përziejmë për pak sa të krijohet një krem dhe kërpudhat të lidhen. Për një shije më të lehtë mund të zëvendësoni panën me qumësht.
- Me një kullesë shtojmë edhe njokit dhe pak ujë nga i zierjes nëse duhet dhe i lëmë të lidhen të gjitha së bashku.
- Shijojmë me kripë, piper, majdanoz të freskët të grirë hollë.
- E shërbejmë menjëherë me djath Parmigiano të grirë sipër.
Ju bëftë mirë.
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo ta ndani këtë recetë me miqtë tuaj.