Ginger Cookies Recipe-Biskotat Me Xhenxhefil

Biskotat Me Xhenxhefil janë një nga recetat që përgatitet në shumicën e vendeve të Europës për Krishtlindje. Biskotat janë shumë të shijshme, të aromatizuara me një sërë erëzash dhe të ëmbëlsuara me mjalt për një shije të veçantë në prag të Krishlindjes. Brumi hapet në petë dhe e presim me forma të cilat përfaqësojmë Krishtlindjen, dhe më pas i dekorojmë si na pëlqen. Kjo është një nga momentet më të bukura të gatimeve të Krishtlindjes duke dekoruar biskotat bashkë me fëmijët tanë dhe duke u argëtuar së bashku. Ti edukojmë kështu jo vetëm me dashurinë për ushqimin dhe gatimet në familje, por ti mësojnë të ndajnë vlera dhe dashuri me njëri tjetrin në çdo Krishtlindje që do të përjetojnë, dhe mbi të gjitha të njohin mesaxhin e vërtetë të Krishlindjes që është dashuria.

PërbërësitGinger Cookies Recipe-Family Cooking Recipes

  • 350 g Miell
  • 110 g Gjalp
  • 150 g Sheqer
  • 50 g Mjalt
  • 1 vezë
  • 1 lugë çaji xhenxhefil pluhur
  • 1/2 lugë kafe Arrë moskat pluhur
  • 1 lugë çaji Kanellë pluhur
  • 1/2 lugë kafe Karafil pluhur
  • 1/2 lugë çaji Sodë buke
  • Pak kripë

Për dekorim

  • 150 sheqer pluhur
  • 1 të bardhë veze
  • 1 lugë lëng limoni
  • Ngjyrues udhqimorë

Përgatitja

  1. Në një tas të thellë i përziejmë të gjithë përbërësit e thatë. Shtojmë në të edhe gjalpin e ndarë në copëza të vogla dhe e përpunojmë shpejt e shpejt në mënyrë që të përhapet në të gjithë miellin .
  2. Do të krijohet një lloj kokërrizimi. I shtojmë vezën dhe mjaltin dhe vazhdojmë përzierjen derisa të na formohet një brum homogjen.
  3. E mbështjellim me një qese dhe e lëmë në frigorifer për 1 orë.Ginger Cookies Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Pasi koha ka kaluar, e nxjerrim nga frigoriferi dhe me ndihmën e një rruli kuzhine dhe pak miell nga të dyja anët, e hapim brumin në një petë me trashësi rreth 1 cm.Ginger Cookies Recipe-Family Cooking Recipes Ginger Cookies Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Me ndihmën e formave të biskotave (nëse nuk keni forma mund ti përgatisni me letër furre) i presim biskotat dhe i vendosim në një tavë për pjekje të veshur me letër furre dhe i pjekim në furrë të ngrohur më parë në 180 gradë për rreth 15-18 minuta. Ginger Cookies Recipe-Family Cooking Recipes I lëmë të ftohen dhe përgatisim glasën për dekorim.
  6. Me ndihmën e rrahëses me korent e rrahim të bardhën e vezës dhe shtojmë sheqerin gradualisht. Do të shtojmë edhe lëngun e limonit.Ginger Cookies Recipe-Family Cooking Recipes
  7. Kremin e krijuar e ndajmë në tasa më të vegjël dhe i shtojmë ngjyrues ushqimor xhel dipas dëshirës dhe dekorit që do të krijojmë. Duke u ndihmuar edhe nga fëmijët kjo gjë do të kthehet në argëtim për çdo moshë. Ju mund ti vendosni edhe për të zbukuruar pemën tuaj të krishtlindjes. Në këtë rast përpara se ju ti piqni, duhet të formoni një hapësirë në majën eçdo biskote, që të vendosni shirita për ti varur në pemë.

Ju bëftë mirë!Ginger Cookies Recipe-Family Cooking Recipes Ginger Cookies Recipe-Family Cooking Recipes Ginger Cookies Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që vizitoni Blogun tonë dhe provoni recetat tona. Ju urojmë Krishtlindje të bekuar!

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment