Kotoleta Pule është një recetë shumë e shpejtë dhe e thjeshtë që pëlqehet nga të gjithë. Mund ti gatuajmë në pak minuta për një vakt të lehtë, për tu marrë me vete në punë, piknik, etj. Janë një zgjidhje shumë e shijshme për fëmijët që të konsumojnë mishin e pulës.
Kotoleta përgatiten me mishin e bardhë të pulës, që gatuhet shpejt, është i butë në të ngrënë dhe më i lehtë në yndyrna.
Ju mund të provoni edhe Role pule.
Përbërësit
- 400 g fileto pule
- 2 Vezë
- 200 g bukë e thërmuar
- 2 lugë miell 00
- Kripë e piper
- Vaj misri për skuqje
- Sallatë për shoqërim
Përgatitja
- Do të presim shumë hollë fileton e pulës. Mund ta blini edhe të prerë nëpër supermarkete.
- I marinojme fetat e pulës me kripë e piper dhe do të përgatisim panaturën.
- Në fillim do ti kalojmë fetat e pulës 1 nga 1 në miell nga të dyja anët. Pastaj në vezë të rrahur dhe me pak kripë dhe në fund mbi bukën e thërmuar. Kjo gjë mund të përsëritet edhe një herë për ti bërë edhe më krokante. Pra, miell , vezë, bukë e thërmuar për një panature me të plotë dhe kotoleta super kërce.
- Në një tigan hedhim vaj për skuqje dhe i skuqim kotoletat sa të marrin një ngjyrë të kuqërremtë.
- I heqim nga tigani dhe i vendosim në një letër kuzhine që të kullojnë vajin e thithur.
- Mund ti shoqëroni me çfarë ju pëlqen më shumë. Ne për një vakt të balancuar zgjodhëm ti servirim me sallatë mikse të marinuar me vaj ulliri, kripë e limon. Mund të mbushni edhe tortia ose piadina duke i shoqëruar me guakamole dhe salca të tjera.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë.
Në vlerësojmë opinionin tuaj.