Fried Beef Liver Recipe-Mëlçi Viçi Në Tigan

Mëlçi Viçi Në Tigan është një recetë e shpejtë dhe e shijshme për një vakt darke në familje.

Do të zgjedhim një mëlçi viçi të freskët. Duke qenë se do ta gatuajmë dhe konsumojmë direkt mëlçinë e gatuar, kjo recetë konsiderohet gatim i shpejtë.

Duke e kombinuar me sallatë të freskët ose patate do ta bëjë atë një vakt të plotë.

Për një gatim sa më të shijshëm duhet që mëlçia të gatuhet e freskët që të marrim gjithë vlerat ushqyese të saj dhe shija pa dyshim është shumë më e mirë.

Ju mund të provoni edhe Liver And Onions Recipe-Tavë Me Mëlçi Qengji, Oriz Dhe Qepë

PërbërësitFried Beef Liver Recipe-Family Cooking Recipes

  • 500 g mëlçi viçi
  • Kripë, vaj ulliri, piper i zi
  • Erëza, rigon, trumëz, sherebel

Përgatitja

  1. Fillimisht, do ta shpëlajmë mëlçinë me ujë të rrjedhshëm ashtu copë të madhe siç është dhe e kullojmë nga uji.
  2. E presim në copa të vogla dhe i marinojmë me kripë e piper.
  3. Në një tigan do të shtojmë vaj ulliri, e lëmë të ngrohet pak dhe shtojmë copat e mëlçisë. I përziejmë mirë që të marrin nxehtësinë në të gjitha anët. Kjo do të bëjë që lëngu i tyre të qëndrojë brenda dhe mëlçia të dali e butë dhe e lëngshme.Fried Beef Liver Recipe-Family Cooking Recipes
  4. E mbulojmë me kapak dhe e mbajmë nxehtësinë në mes.
  5. I përziejmë here pas here dhe kur të shohim që kanë marrë ngjyrë të kuqërremtë të errët atëherë do ta heqim nga zjarri.Fried Beef Liver Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Hedhim sipër rigon të thatë dhe trumëz të freskët në servirje. Mund të përdorni erëzat që dëshironi dhe pëlqeni më shumë.
  7. E shërbejmë të ngrohtë menjëherë.Fried Beef Liver Recipe-Family Cooking Recipes

Ju Bëftë Mirë!

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment