Fresh Tomato Basil Pasta Recipe-Spageti Domate Dhe Borzilok

Spaghetti Me Domate Dhe Borzilok është një nga recetat klasike të pastave që nuk duhet të mungojnë në tryezat tona. Gjatë verës, kur edhe domatet janë të stinës, kjo recetë shijon edhe me tepër.

Receta është e thjeshtë, e shpejtë dhe mund ta gatuani si për një drekë apo darkë në familje. Të gjithë do të kënaqen dhe shijojnë këtë recetë verore.

Ju mund të provoni edhe Fusilli me Perime.

Përbërësit për 4 PersonaFresh Tomato Basil Pasta Recipe-Family Cooking Recipes

  • 400 g spaghetti
  • 4 -5 domate të mëdha të pjekura mirë
  • Kripë, piper, vaj ulliri
  • një thelp hudhër
  • Borzilok i freskët
  • Djath parmixhano i grirë

Përgatitja

Shumë thjeshtë dhe pa shumë përbërës do të përgatisim spaghetti me domate. Në një tenxhere  të madhe do të hedhim ujë dhe do e lëmë të vlojë. Ndërkohë do të përgatisim salcën. Pastrojmë domatet nga lëkurat.

Si ti pastrojmë domatet?

Ka dy mënyra për të pastruar lehtësisht domatet nga lëkura,  që unë praktikoj më shpesh.

  1. Duke i qëruar domatet nga lëkura me një thikë
  2. Duke i vendosur domatet në ujë të valuar

Me mënyrën e parë i pastrojmë nga lëkurat, si gjithë perimet dhe i presim në kubikë me anë të një thike. Mund të zgjedhim t’i grijmë në renden, ose në një grirëse me korent.

E dyta do të vendosim në zjarr një tenxhere me ujë dhe kur të vlojë uji do të zhysim domatet kokërr  në të. Domateve u bëjmë një të prerë kryq në majë për lehtësi pastrimi.

Sa i zhysim disa sekonta dhe i nxjerrim. I pastrojmë lëkurat dhe i presim në kubik.

Gatimi Salcës dhe i makaronaveFresh Tomato Basil Pasta Recipe-Family Cooking Recipes

  1. Në një tigan të thellë do të shtojmë hudhër dhe vaj ulliri. Sa të marrin aromë shtojmë domaten dhe e lëmë të gatuhet në zjarr të mesëm për 10-15  minuta.
  2. Domatja do të humbasi gjysmën e vëllimit kur salca të jetë gati. Nga fundi do të shtojmë kripë e piper. Salca do të jetë gati kur anash tiganit të dali yndyra.
  3. Ndërkohë kemi hedhur spaghettit të ziejnë në ujë të vluar me kripë. Do i kullojmë makaronat e ziera al dente dhe i shtojmë te salca dhe i përziejmë për një minutë.Fresh Tomato Basil Pasta Recipe-Family Cooking Recipes
  4. I shtojmë pak nga uji i zierjes, pak vaj ulliri dhe borzilok të freskët të copëtuar me dorë.
  5. I shërbejmë menjëherë me djath parmixhan të grirë sipër.

Ju bëftë mirë!Fresh Tomato Basil Pasta Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment