Nje Sallatë e Freskët nuk duhet të mungojë në vaktet tuaja. Ju rekomandojmë që për sallatat që konsumojmë të përdoren produkte të stinës. Për këtë sallatë kam menduar të përdor Sallatën e freskët me gjethe të kuqe, të kombinuar me avokado, luleshtrydhe, si dhe djath të butë kaçkavall.
Nëse ju pëlqejnë sallatat, ju rekomandojmë të provoni edhe Sallatë mikse.
Përbërësit
- Sallatë e freskët me gjethe të kuqe
- Avokado
- Luleshtrydhe
- Qepë e njomë
- Djathin që preferoni
- Kripë, limon ose uthull, vaj ulliri
Përgatitja
- Për këtë recetë do të përdorim sallatën e freskët me gjethe të kuqe, të cilën e lajmë mirë dhe e copëtojmë mesatararisht.
- Gjithashtu do të lajmë mirë edhe përbërësit e tjerë.
- Sallatën e copëtuar e hedhim në një sallatiere dhe shtojmë sipër saj edhe luleshtrydhet e freskëta të prera në copa.
- Do të shtojmë tulin e avokados të prerë në kuba, një qepë të njomë të grirë hollë dhe djath kaçkavall (të butë) të prerë në kubikë.
- Vijojmë përgatitjen e sallatës duke bërë gati edhe marinimin. Do të bëjmë një salcë marinimi me vaj ulliri, kripë dhe lëng limoni.
- E përziejmë mirë sa të na bëhet një salcë kremoze dhe ja shtojmë sipër. Mund të përdorni edhe uthull balsamike nqs dëshironi. Sipër mund ti shtoni edhe erëza të freskëta si borzilok dhe majdanoz.
- E servirim sipas dëshirës.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Në vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.