Sot duam të ndajmë me ju si të përgatisni Komposto Pjeshke Të Konservuar për ti konsumuar në stinën kur nuk i gjejmë më të freskëta në treg.
Komposto që po ndajmë sot është përgatitur në vjeshtën e shkuar, por po e ndajmë me ju që të dini si të konservoni në këtë mënyrë frutat e freskëta sipas stinës.
Jemi në pranverë dhe së shpejti do fillojmë të shijojmë frutat e freskëta të këtij viti. Për pak javë piqet qershia, për të vijuar me kajsitë, pjeshkët, kumbullat, e me radhë.
Komposto e përgatitur në këtë mënyrë del shumë e shijshme. Mjafton që frutat të jenë të pjekura si duhet dhe mundësisht organike.
Pjeshkët duhet të jenë të freskëta, të vjela nga pema në të njëjtën ditë që përgatisim komposton. Në këtë mënyrë do kemi pjeshkë të forta, me tul të verdhë dhe pa njolla.
Kompostot janë një mënyrë konservimi shumë e thjeshtë e frutave. Ato janë një mënyrë shumë e mirë të konsumojmë frutat e pjekura edhe kur ato nuk janë të stinës.
Kompostot janë edhe shumë të ushqyeshme dhe lehtësisht të tretëshme nga organizmi ynë. Ato rekomandohen të konsumohen edhe kur organizmi i njeriut është delikat dhe kemi kaluar sëmundje të ndryshme.
Kur bëni konservime të tilla në shtëpi nga duart tuaja frutat do të kenë shije edhe me të mirë. Ju do të keni përherë në shtëpi për konsum kompostot e preferuara, ose fare mirë me to të përgatisni receta të ndryshme.
Provoni edhe reçelin e pjeshkës.
Përbërësit
- 2 kg Pjeshkë të verdha me push
- 400 g Sheqer
- 1 litër Ujë
Përgatitja
- Për përgatitjen e kompostove do të përgatisim një herë frutat duke i larë dhe pastruar mirë. Pjeshkët do ti pastrojmë nga lëkurat dhe nga bërthamat. Do ti heqim dhe pjesën e brendëshme që është më e errët.
- Vijojmë punën duke larë dhe pastruar kavanozat me ujë të nxehtë. Sterilizim mund ta kryeni duke i zhytur në një tenxhere me ujë dhe ti ziejmë për të paktën 20 minuta, për ti kulluar më pas në një pecetë të pastër. Mund ti sterilizoni edhe duke i futur në furrë të nxehur më parë në 120 gradë për 10-12 minuta.
- Hapi tjetër i proçesit është të përgatisim sherbetin me ujë e sheqer.
- Në një tenxhere shtojmë masën e ujit dhe sheqerit, e vendosim në zjarr sa të shkrijë sheqeri dhe e lëmë të ftohet.
- I vendosim pjeshkët e pastruara dhe prerë në feta në kavanoza me kujdes. I vendosim të përmbysura në mënyrë që të vendosim sa më shumë.
- Kur ti kemi mbushur të gjithë kavanozat do të hedhim sherbetin e pregatitur dhe do ti mbyllim kavanozat mirë.
Sterilizim dhe konservimi
Pas kësaj hapi tjetër është mbyllja hermetike e kavanozave. Duhet që ti fusim në banjomari.
- Mënyra e parë: Do ti vendosim kavanozat me kokë lartë dhe të mbuluar me ujë të ftohtë në një tenxhere të thellë. Duhet që kavanozat të mbulohen 5-6 cm me ujë. Do vendosim enën të vlojë dhe do ti lëmë edhe 3 minuta të ziejnë. Do ti heqim nga zjarri, do ti permbysim kavanozat në një pecetë të pastër dhe do ti lëmë të ftohen të mbuluar me një mbulesë.
- Mënyra e dytë: Një mënyrë tjetër është ti ziejmë kavanozat e mbyllur mirë në tenxhere të mbuluar me ujë, si shpjeguam më part për të paktën 15 minuta dhe ti lëmë aty derisa të ftohen plotësisht.
I ruajmë kavanozat e mbyllur në vende të freskëta dhe pa lagështirë.K
Kompostodo të jetë gati të konsumohet pas disa muajsh.
Shijojini në stinën e dimrit duke sjellë aromën e vjeshtës në tryezat tuaja.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Në vlerësojmë opinion tuaj dhe përmirësohemi falë kush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.