Qofte Peshku ështe një antipastë e ngrohtë shumë e shijshme për tu konsumuar nga gjithë familja.
Receta përgatitet lehtë dhe me përbërës që shpesh na teprojnë pas një drekë familjare me bazë peshku.
Kjo është një mënyrë për të ricikluar peshkun që na tepron nga recetat tona, por është mbi të gjitha një mënyrë shumë e mirë që fëmijët tuaj të konsumojnë peshkun, i cili ka shumë vlera ushqyese dhe duhet konsumuar.
Pra, edhe nëse nuk ju ka tepruar peshk i gatuar nga një recetë tjetër, ju mund ti përgatisni këto qofte duke zgjedhur peshkun qe ju pëlqen, mjafton që ta gatuani në avull, zier, apo pjekur më parë.
Ju mund të provoni edhe qofte me miser, peshk ton dhe patate.
Përbërësit
- 300 g mish peshku i gatuar
- 2 feta buke
- 1 vezë
- Erëza të freskëta, majdanoz ose kopër
- Kripë e piper
- 1 thelp hudhër e shtypur
Përgatitja
- Si fillim do të pastrojmë peshkun e gatuar nga halat dhe lëkura dhe e copëtojmë.
- Vijojmë duke shtuar bukën e zbutur në ujë dhe gjithë përbërësit e tjerë.
- Do ti përziejmë të gjithë përbërësit mirë sa të na lidhet brumi.
- Me brumin e formuar do përgatisim qoftet duke i dhënë formë me duar siç bëjmë në të gjitha llojet e qofteve.
- Do të vendosim një tigan me vaj misri të nxehet dhe do gatuajmë qoftet në të sa të bëhen të kuqërremta. Nuk do të duhet shume gatim duke qenë që peshku është i gatuar më parë.
- I servirim të ngrohta me ndonjë salcë që ju e preferoni ose me sallatë të freskët.
Ju Bëftë Mirë!
Në Përmbyllje
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”