Easy Zucchini Flowers Recipe-Lule Kungulli Të Mbushura

Lulet e kungullit kanë një shije delikate dhe të lehtë dhe mund ti përdorim në shumë receta të ndryshme, kombinuar me pastat, proshuta, djathra me to mund të krijojme shumë pjata unike të para, sallata apo antipasta. Sot do ju sjellim një nga mënyrat për përgatitjen e luleve të kungullit të mbushura me djath dhe proshutë.

Lule kungulli të mbushura-  PërbërësitEasy Zucchini Flowers Recipe-Family Cooking

  • 20-30 lule kungulli
  • 100 gram djath pice ose mocarela
  • 100 g proshutë e tymosur
  • Vaj misri për skuqje

Për brumin

  • 1 gotë uji me miell 00
  • 300 ml birrë e ftohtë ose ujë i gazuar
  • Pak kripë

Përgatitja

  1. Së pari përgatisim lulet e kungullit dhe përbërësit për mbushje. Lajmë me kujdes lulet e kungullit, sepse janë delikate. I thajmë me kujdes dhe i pastrojmë nga fijet e imëta anash ku lidhet lulja me kercellin dhe nga pistili në brendësi. Duhet kujdes që të mos e dëmtojmë lulen.Easy Zucchini Flowers Recipe-Family CookingEasy Zucchini Flowers Recipe-Family Cooking
  2. Presim djathin dhe proshutën në copa kubike.
  3. Në brendësi të çdo lule kungulli fusim një copë proshute dhe një copë te vogël djathi. E mbyllim lulen me një rrotullim të lehtë në majë dhe vazhdojmë kështu me të gjitha lulet.Easy Zucchini Flowers Recipe-Family Cooking
  4. Përgatisim brumin shumë thjesht duke hedhur miellin dhe kripën në një tas. I shtojmë birrën e ftohtë akull dhe me ndihmën e një rrahëse vezësh me dore e përziejmë mirë derisa të mos ketë kokrra mielli të pa tretur.Easy Zucchini Flowers Recipe-Family Cooking
  5. Në një tigan hedhim vajin dhe e vendosim të nxehet. Fusim lulet e kungullit në brumin e përgatitur me kujdes që të mos na hapen dhe i fusim në vajin e nxehtë për skuqje. Duhen rreth 2-3 minuta sa të marrin ngjyrë ari.Easy Zucchini Flowers Recipe-Family Cooking
  6. I heqim nga tigani dhe i vendosim në një pjatë të veshur me letër kuzhine që tu heqim vajin e tepërt që kanë thithur gjatë skuqjes. I servirim lulet e kungullit të ngohta.Easy Zucchini Flowers Recipe-Family CookingEasy Zucchini Flowers Recipe-Family Cooking

Ju bëftë mirë!

Ju mund të përgatisni brumin për skuqje për një recetë vegane duke përdorur ujë të gazuar të ftohtë, ndërsa për mbushjen mund të përdorni përbërësit vegan që ju preferoni.

Nëse doni të përgatisni një brumë për skuqje e luleve të kungullit me qumësht dhe vezë, e gjeni recetën Këtu.

Ju faleminderit që na vizitoni dhe mbështesni. Ndjehuni të lirë të lini komentet, pyetjet, apo ndani recetën me miqtë tuaj.

Irinda

Leave a Comment