Easy Tres Leches Cake-Trilece

Trileçe është një ëmbëlsirë e traditës shqiptare, e cila shijon shumë si për festa, fundjava apo edhe në përditshmëri.  Mënyra e përgatitjes është e thjeshtë më bazë pandispanje, e cila zbutet në një përzierje të tre lloje qumështi. Pra për zbutjen përdorim qumësht të kondesuar, pana dhe qumësht të freskët.

Ne kemi ndarë vazhdimisht me ju si të përgatisni pandispanjë që fryhet si duhet. Sekreti për këtë ëmbëlsirë është tek përbërësit për zbutjen që duhet të jënë cilesor dhe të realizohet një zbutje e njëtrajtshme të pandispanjës. 

Easy Tres Leches Cake-Family Cooking Recipes

Përbërësit

Për pandispanjën

  • vezë -7
  • sheqer – 7 lugë gjelle
  • miel -7 lugë gjelle
  • Pak lëkurë limoni e grirë
  • Pakëz kripë

Për zbutjen e trileçes

  • 400 ml qumësht i kondesuar
  • 500 ml pana ëmbëlsirash
  • 400 ml qumësht

Për zbukurim

  • 300 g karamel

Përgatitja


Pandispanja

  • Si fillim do të përgatisim pandispanjën. Për një rezultat sa më të mirë duhet që vezët të jenë të freskëta dhe në temperaturë ambienti.
  • Fillimisht, do ti ndajmë të bardhat nga e verdha dhe do ti rrahim me ndihmën e një mikseri elektrik. Aty kemi shtuar edhe kripën që do të ndihmojë në rrahjen më të mirë të të bardhave.
  • Kur të shohim që të bardhat e vezëve kanë nisur të bëhen shkumë dhe të shtojnë volumin do të shtojmë sheqerin dhe do të vazhdojmë përzierjen derisa të shohim që kanë arritur një shkumë të bardhë, shkëlqyese që qëndron pa lëvizur.
  • Në këtë pikë do të shtojmë të verdhat dhe vazhdojmë përzierjen. Do të shohim që do të marri një ngjyrë të verdhë të lehtë dhe kur të jenë përzierë mirë e mirë për disa minuta do të shtojmë miellin e situr.
  • Në këtë pikë miellin e shtojmë gradualisht dhe përzierjen e bëjmë me një spatul kuzhine manualisht nga poshtë- lartë në mënyrë që të mos na bjeri vëllimi. Pasi është përzierë mirë e mirë gjithë masa e miellit do ta shtojmë brumin në një tavë mesatare qelqi ose inoksi me përmasa 35 -25 cm, të cilën e kemi lyer me gjaplp dhe pudrosur me miell.
  • Do e vendosim pandispanjën të piqet në furrë të parangrohur më parë në 180 gradë për 25-30 minuta. Do ta shikoni që do të marri një ngjyrë të artë dhe do bëni edhe provën me kunjë dhëmbësh. Kujdes, furra nuk duhet të hapet 15 minutat e para, sepse pandispanja do të bjerë dhe fryrja që ka filluar të bëjë do të ulet.

Zbutja e Kekut

  • Pasi e kemi pjekur do ta nxjerrim nga furra dhe e lëmë të ftohet ndërkohë do të përgatisim përzierjen për të zbutur pandispanjën. Kështu në një enë do të përziejmë qumështin, qumështin e kondesuar dhe panën për ëmbëlsira.
  • Ndërkohë pandispanja është ftohur dhe e nxjerrim nga tava. Me anë të një shkopi shishqebapi ose kunja dhëmbësh e shpojmë nga të dyja anët në mënyrë që të thithi gjithë lëngun.
  • Shtojmë 1/3 e sasisë së qumeshtit në fund të tavës dhe vëmë pandispanjën sipër. I hedhim pjesën e mbetur të qumështit sipër dhe e lëmë të zbutet. Do ta thithi të gjithë përzierjen.
  • E lëmë në frigorifer të paktën 2 orë dhe para se ta servirim i hedhim sipër karamelin në një shtresë të plotë. E presim në copa. Ideale për festa apo për fundjavë.
Easy Tres Leches Cake-Family Cooking Recipes

Ju Bëftë Mirë!

Easy Tres Leches Cake-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment