Kjo recetë e sallatës me spinaq, është një kombinim delikatë dhe plot shije i spinaqit, karkalecave të pjekur, luleshtrydheve plot lëng dhe aromë dhe avokados. Kjo është një recetë që shijon në çdo stinë, por sidomos në stinët e pranverës dhe verës është një mbrekulli.
Kjo është një pjatë plot ngjyra, freski dhe delikatesë.
Karkaleci është një nga prodhimet e detit që mund ta gjeni në çdo kohë në dyqanet e peshkut. Spinaqin dhe përbërësit e tjerë gjithashtu mund ti siguroni me lehtësi. Kombinim i të gjithave e bën këtë sallatë jo vetëm të shijshme por edhe plot vlera ushqyese.
Përbërësit
- 1 tufë Spinaq i freskët
- 4-5 karkaleca të mëdhenj ose 10 karkaleca të vegjël
- 1 avokado
- 5 luleshtrydhe
- 1 lugë çaji fara susami
- Vaj ulliri, kripë, uthull balsamike, lëng limoni
Përgatitja
- Lajmë spinaqin, e lëmë të kullojë ujin e tepërt. Coptojmë gjethet e spinaqit me dorë ose i lëmë ashtu siç janë kur e kemi spinaqin të vogël.
- Marrim një enë për përgatitjen e sallatës dhe shtojmë spinaqin.
- Presim avokadon në kubikë dhe e shtojmë tek spinaqi. Po kështu, vijojmë me luleshtrydhet, duke i prerë në feta dhe shtuar në të njëjtën enë.
- Përgatisim marinimin e sallatës, duke përzierë në një enë, kripë, vaj ulliri, uthull balsamike dhe lëng limoni. Marinojmë sallatën me këtë përzierje.
- Në një tigan, shtojmë vaj ulliri, dhe sapo ngrohet i shtojmë karkalecat e pastruar dhe i gatuajmë per rreth 3-4 minuta sa të marrin ngjyrën e artë.
- Servirim sallatën në një pjatë sallate, shtojmë karkalecat e tiganisur dhe spërkasim me farat e susamit gjithë sipërfaqen e enës.
Ju bëftë mirë.
Faleminderit që vizituat faqen tonë. Jeni të mirëpritur për çdo moment, pyetje, apo nëse doni ta ndani recetën.
Irinda