Qofte Pikante Me Mish Derri është një recetë shumë e shijshme për tu gatuar në çdo stinë, por veçanërisht shijon në ditët e ftohta.
Ashtu si edhe qoftet me lëng me mish viçi, edhe kjo recetë është një pjatë e dytë plot shije dhe e dashur për ata që pëlqejnë gatimet pikante.
Receta përgatitet thjesht, pasi qoftet përgatiten në të njëjtën mënyrë si të gjitha llojet e qofteve. Mënyra e gatimit është ajo që e dallon pasi qoftet fillimisht gatuhen dhe aromatizohen në tigan, për tu përfunduar po në tigan bashkë me salcën që i shoqërojmë.
Përbërësit
- 500 g mish i grirë derri
- 1/2 qepë e grirë
- 1 thelp hudhër
- 2 lugë djath parmixhan i grirë
- Kripë e piper
- Rigon i thatë dhe rozmarinë
- 2 feta bukë të grira
- 1 vezë
- 2 lugë miell
Për salcën
- Pak qepë e grirë
- Spec djegës
- Verë e bardhë ½ gotë
- Salcë domatesh 3-4 lugë gjelle
- Erëza majdanoz i freskët, rozmarinë e freskët
- Vaj, kripë e piper i zi
Përgatitja
- Do të bëjmë brumin e qofteve duke i shtuar të gjithë përbërësit në një tas qelqi. Kështu, qepën do ta grijmë shumë hollë dhe hudhrën gjithashtu. Bukën do ta zbusim me qumësht ose ujë dhe e shtrydhim mirë.
- I përziejmë të gjithë përbërësit bashkë me dorë derisa të na krijohet një masë homogjene.
- Përgatisim qoftet duke ju dhënë formë të rrumbullakët me duar.
- Në një enë të hapur do të shtojmë miellin dhe i kalojmë qoftet në të që të pudrosen me miell nga të gjitha anët. Kjo do të ndihmojë që salca e qofteve të na trashet dhe lidhet si duhet.
- Në një tigan do të shtojmë hudhrën, specin djegës të grirë dhe qepën e grirë hollë. Do i lëmë të kaurdisen një minutë sa të aromatizojmë vajin dhe shtojmë qoftet.
- I rrotullojmë mirë qoftet nga të gjitha anët. I shuajmë me verën e bardhë. Sa të avullojë alkooli dhe shtojmë salcën . I përziejmë mirë për 2 minuta dhe shtojmë një gotë ujë.
- Do i gatuajmë qoftet bashkë me salcën për 10 minuta në zjarr të mesëm dhe e rregullojmë me kripë e piper të zi, sa të shikojmë se salca është bërë kremoze.
- Shtojmë erëza të freskëta dhe e servirim të ngrohtë. E shoqërojmë me çfarë ju pëlqen më shumë. Pure, pilaf ose bukë të thekur dhe sallatë të freskët.
Ju Bëftë Mirë!
Në Përmbyllje
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”