Easy Slow Cooker Osso Buco-Ossobuco Ne Tigan

Ossobuco është një gatim shumë i shijshëm, i kuzhinës Milaneze, i cili e merr emrin nga prerja e kofshës së viçit. Pra pjesët e mishit nxirren nga pulpa e këmbës së viçit, e prerë tërthorazi me gjithë kockë. Këtë lloj prerje mishi e gjejmë te kasapi ose në dyqane të specializuara sepse kocka duhet të ruhet e pa prishur dhe të ketë palcën e saj brenda. Nga një këmbë viçi mund të dalin 4 ose 5 copë mishi.

Osobuco gatuhet në mënyra të ndryshme dhe serviret si një pjatë e dytë e shoqëruar me rizoto, pure, etj. Në këtë recetë unë e kam sjellë Osobuco sipas  mënyrës sime, referuar gatimit të ngadaltë të kuzhinës italiane.

Ju mund të provoni edhe Kotoletë Viçi Milaneze.

Përbërësit Easy Slow Cooker Osso Buco-Family Cooking Recipes

  • 4 osobuko
  • 2 lugë miell
  • 1 qepë e thatë
  • 1/2 karrotë
  • 1/2 kërcell selino
  • Vaj ulliri
  • Kripë e piper
  • Rozmarinë e freskët
  • 1/2 gotë verë e bardhë
  • 2 L lëng mishi ose perimesh
  • Majdanoz i freskët
  • Lëkurë limoni e grirë

Përgatitja

  1. Do të marrim copat e mishit dhe do të bëjmë disa prerje, të copave anash tij me një thikë të mprehtë. Kjo që mishi mos të mblidhet dhe të prishi formën në gatim.
  2. Do ti marinojmë me kripë e piper nga të dy anët. I kalojmë në një pjatë me miell, po ashtu nga të dy anët.Easy Slow Cooker Osso Buco-Family Cooking Recipes
  3. Në një tigan të madh ku kemi hedhur vaj ulliri do të vendosim copat e mishit dhe do ti gatuajmë në tiganin e nxehur nga njëra anë për 2-3 min dhe po ashtu nga ana tjetër.Easy Slow Cooker Osso Buco-Family Cooking Recipes
  4. I heqim dhe shtojmë perimet e prera në kubikë. Shtojmë dhe disa lugë vaj ulliri dhe pak kripë dhe i gatuajmë sa të zbuten, në zjarr të mesëm dhe duke e përzierë herë pas here.Easy Slow Cooker Osso Buco-Family Cooking Recipes
  5. Do të shtojmë copat e mishit në tigan dhe do e shuajmë me verën e bardhë. E lëmë të avullojë pjesa alkolike.Easy Slow Cooker Osso Buco-Family Cooking Recipes
  6. Shtojmë rozmarinën dhe pak kripë e piper të zi. Shtojmë lëngun e mishit ose të perimeve dhe i mbulojmë copat e mishit.Easy Slow Cooker Osso Buco-Family Cooking Recipes
  7. Do e lëmë të gatuhet në zjarr të avashtë të mbuluar me kapak. Kur të ketë avulluar i gjithë lëngu i kthejmë mishin nga ana tjetër dhe shtojmë përsëri lëng. Duhet të gatuhet për rreth 1 orë ose më shumë, varet nga lloji i mishit.Easy Slow Cooker Osso Buco-Family Cooking Recipes
  8. Këtë gatim mund ta bëni edhe në furrë. Përsëri të mbuluar dhe në 180 gradë për 2 orë.
  9. Në fund mishi duhet të dalë i shkëputur nga kocka dhe i butë.  E servirim të ngrohtë me majdanoz të freskët sipër dhe pak lëkurë limoni të grirë. E kombinojmë me pure patatesh në servirje dhe me salcën që ka krijuar me perimet në gatim.

Ju Bëftë Mirë!Easy Slow Cooker Osso Buco-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.

Leave a Comment