Easy Scampi Shrimp Recipe-Karkaleca Skampi Të Marinuar (Krudo)

Karkaleci Skampi është pjesë e familjes Crustanea dhe i gjejmë kryesisht të rriten në detin Adriatik dhe detin Mesdhe. Kjo recetë e Karkalecave Skampi Të Marinuar (krudo) përdoret shumë në kuzhinën mesdhetare. Që të realizojmë këtë recetë duhet të përdorim karkaleca shumë të freskët dhe nëse nuk jeni të sigurt për nivelin e freskisë të karkalecave që do të blini ju rekomandojmë ti konsumoni të gatuar dhe jo krudo, në shumë receta të tjera si rizotto, pasta, sallatra, antipasta, apo thjesht të tiganisur me pak gjalp në tigan.

 

Easy Scampi Shrimp Recipe-Family Cooking Recipes

Përbërësit për 1-2 Persona

  • 5-6 karkaleca Skampi
  • 2-3 karkaleca të tjerë
  • 1 limon organik
  • 50 ml vaj ulliri
  • kripë
  • piper i zi
  • 2-3 lugë gjelle majdanoz i grirë hollë

Përgatitja

Easy Scampi Shrimp Recipe-Family Cooking Recipes

Pastrojmë dhe lajmë karkalecat dhe skampit duke hequr kokën, guaskën, bishtin dhe venën ranore. I shpëlajmë mirë me ujë të rrjedhshëm dhe i vendosim në një pjatë.

Easy Scampi Shrimp Recipe-Family Cooking Recipes
Në një tas do të përgatisim salcën e marinimit. Kështu do të shtojmë vaj ulliri, kripë, piper, majdanoz të grirë imët dhe lëngun e limonit dhe do i përziejmë fort dhe mirë sa të na formohet një masë homogjene dhe kremoze. Do ta shtojmë këtë përzierje sipër karkalecave dhe skampit në mënyrë që të marinohen si duhen. Do të shtojmë edhe feta limoni në pjatën ku kemi karkalecat dhe do e mbulojmë pjatën me letër celofoni e më pas e transferojmë në frigorifer të pushojnë për 2-3 orë.Easy Scampi Shrimp Recipe-Family Cooking Recipes
Pasi kalon koha, i transferojmë skampit dhe karkalecat në një pjatë servirjeje duke i shijuar me feta limoni dhe majdanoz të grirë sipër.

Kjo pjatë ë shtë një sallatë e ftohtë deti dhe duhet të konsumohet në moment pasi e nxjerrim nga frigoriferi dhe jo ta ruajmë për më vonë.

Ju Bëftë Mirë!

Faleminderit që vizitoni faqen tonë dhe provoni apo ndani recetat tona.

Ne mirëpresim komentet dhe pyetjet tuaja në formën më poshtë si dhe ju sugjerojmë të vizitoni Blogun tonë për më shumë receta të reja.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

 

Leave a Comment