Easy Pumpkin Pie Recipe- Torte Me Kungull Dimeror

Tortë Me Kungull Dimëror apo Byrek i ëmbël me kungull  është një ëmbëlsirë që gatuhet gjerësisht në Amerikë. Kjo recetë është tipike e stinës së vjeshtës dhe dimrit duke qenë se përgatitet me kungullin e verdhë, ndaj dhe shijon më së miri edhe për festat apo dreka familjare në fundjavë.

Si Ta Përgatisim Tortën Me Kungull

Proçesi ndahet në fazën e përgatitjes së brumit për petën e tortës, në përgatitjen e puresë së kungullit së bashku me mbushjen e tortës dhe në pjekjen e saj.

Për të përgatitur brumin do të përdorim një robot kuzhine në mënyrë që të mos përpunohet shumë sepse do të shkrijë gjalpi.
Ndryshe, duke e përpunuar shpejtë gjalpi do të ngelet vende vende dhe brumi do të ketë një lloj flagrance shumë të veçantë.

Mundet dhe ta përgatisni brumin me dorë por në këtë rast do të këshillojmë që gjalpin ta fusim më parë në ngrirje dhe pastaj ta grijmë, nga ana më e trashë në rende sipër miellit.
Dozat e dhëna janë për një tortë 22-24cm. Nqs do të përgatitni një tortë të mbuluar apple pie psh, do të dyfishojmë dozat për brumin.

Përsa i përket pusesë së kungullit, mund të përdorni pure kungulli të gatshme që janë të konservuara ose ta gatuani vetë. Në pamundësi për ta siguruar të gashme, mund fare mirë ta përgatisim vetë purenë e kungullit, e cila është edhe më e freskët dhe e shijshme. Duke qene se ketu tek ne nuk përdoret shumë une nuk e gjeta në treg, kështu që e përgatita vetë.

Kremi është shumë i thjeshtë, pasi kemi purenë gati mjafton të shtojmë edhe përbërësit e tjerë dhe ti përziejmë lehtë.
Përsa i përket shtrimit do kemi parasysh që petën ta hapim në një letër pjekje për lehtësi të vendosjes në tavë dhe do përdorim një tavë të sheshtë si përpjekjen e krostatave apo byrekë të ëmbël.
Për më tepër ndiqni hapat më poshtë.

PërbërësitEasy Pumpkin Pie Recipe-Family Cooking Recipes

Brumi

  • Miell 210 g
  • Sheqer 1 lugë gjelle
  • Gjalp 130 g
  • Ujë 50 ml i ftohtë
  • Pak kripë

Mbushja

  • 400 g Pure kungulli
  • 1 kg kungull i verdhë
  • 2 Veze+1 e verdhë veze
  • 250 ml Pana për ëmbëlsira
  • 120 g Sheqer
  • 1 lugë gjelle niseshte
  • 1 vezë për të lyer brumin
  • Erëzat: 1 lugë çaji kanellë, 1/2 lugë xhinxher pluhur, pak arrë moskat, pakëz karafil pluhur,
  • vanilje, pakëz kripe.
  • Pana ëmblësirash për servirje

Përgatitja

Brumi

  1. Do të përgatisim brumin për tortën me kungull. Në fillim do të hedhim miellin, sheqerin dhe pak kripë në robotin e kuzhinës.
  2. E përziejmë pak dhe shtojmë gjalpin. E përziejmë disa here me ndërprerje dhe shohim që është shpërndarë duke e kokërrizuar miellin.
  3. Në këtë moment do të shtojmë ujin e ftohtë dhe e përziejmë edhe disa here. Do të formohet brumi të cilin nuk e punojmë më.
  4. E mbështjellim direkt me qese trasparente dhe i japim formën duke e mbështjellë e duke e ngjeshur pak. Dhe duke i dhënë formë që ta kemi të lehtë ta hapim pastaj petë.
  5. E lëmë brumin 30 minuta në frigorifer. Mund ta pergatisni edhe sot për nesër. Pasi kemi përfunduar me brumin, do të vijojmë me purenë e kungullit.

Pureja e Kungullit dhe Kremi

  1. Për këtë recetë do të na duhet 1 copë kungull i verdhë 1 kg. E fusim në një tavë ashtu siç është me gjithë lëkurë me letër furre dhe e pjekim në furrë të nxehur në 200 gradë për një orë.
  2. Pasi piqet, do e lëmë të ftohet kungullin dhe tulin e tij do e frulojmë.Easy Pumpkin Pie Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Shtojmë tulin e kungullit pure ne një tas të thellë. Aty do të shtojmë vezët dhe i përziejmë.Easy Pumpkin Pie Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Shtojmë sheqerin, shtojmë panën e freskët. Do të ruajmë pak nga sasia e panës për të tretur niseshtenë që të mos na kokërrizohet.
  5. Pra, do të shtojmë dhe këtë tretësire dhe gjithë erëzat. Nqs nuk e pëlqeni ndonjërën nga ato, mos e shtoni.Easy Pumpkin Pie Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Kremi duhet të mos rrihet shumë që të mos marri shumë ajër në brendësi. Do e përziejmë me tel dore lehtë sa të përzihet e gjithë masa.

Shtrimi dhe pjekja

  1. Hapim brumin në një petë mbi një letër furre me diametër 35 cm. E shtrojmë në një tavë tipike për këtë ëmbëlsirë dhe i rregullojmë anët bukur.Easy Pumpkin Pie Recipe-Family Cooking Recipes
  2. Do të rrahim vezën, dhe me një furçë kuzhine do të lyejmë anët e byrekut me kujdes.Easy Pumpkin Pie Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Shtojmë kremin dhe e pjekim në furrë të nxehur më parë në 170 gradë për 55-60 minuta.Easy Pumpkin Pie Recipe-Family Cooking Recipes
  4. E nxjerrim tortën më kungull nga furra dhe e lëmë të ftohet.
  5. Në fund, e servirim të prerë në copa shoqëruar me pana të freskët të rrahur sipër.

Ju Bëftë Mirë!Easy Pumpkin Pie Recipe-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment