Fileto e gicit është një nga gatimet më të thjeshta. Gatuhet shumë shpejt dhe shijshëm për të gjithë ata që nuk duan të shpenzojnë shumë kohë në kuzhinë dhe duan një vakt të plotë dhe të shijshëm. Ne sot do ju tregojmë si ta gatuani Fileto Gici duke e përfunduar gatimin në furrë bashkë me patate të furrës supër të buta dhe krokante.
Përbërësit
- 500 g fileto gici
- ½ gotë verë e bardhë
- Sherebel, rozmarinë, manxhoranë, dafinë
- Kripë, piper, vaj ulliri
Për patatet e furrës
- 1.2-1.5 kg patate me lëkurë
- Trumëz e thatë
- Kripë, piper, vaj vegjetal
Përgatitja
- Si fillim e presim fileton në copa, e marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri dhe erëzat e freskëta si më lart, ose çfarë juve ju pëlqen. E mbulojmë me një celofon dhe e vendosim në frigorifer të pushojë për 20-30 minuta.
- Ndërkohë, lajmë patatet, i qërojmë, i presim në copa kubike jo shumë të vogla. Kemi vendosur një tenxhere me ujë të vlojë. I shtojmë pak kripë dhe i ziejmë patatet sa të shohim që piruni mund të hyjë lehtë, por jo të shtypen.
- Ndërkohë kemi ndezur furrën të ngrohet në 200 gradë.
- Në një tavë furre vendosim letër furrë dhe shtojmë patatet e ziera dhe të kulluara nga uji. Patatet do i marinojmë me kripë, piper, vaj vegjetal pasi ka temperaturë më të lartë djegie se vaji i ullirit dhe i pjek patatet krokante dhe nuk digjen. Do të shtojmë dhe trumzë të thatë dhe i vendosim ti pjekim për 25-30 minuta.
- Në një tigan, do të shtojmë vaj ulliri dhe do të vendosim filetot e gicit. Sa marrin faqe nga njëra anë i kthejmë copat e filetos nga ana tjetër, në mënyrë që lëngu të mbetet brenda mishit. Kur fileto është kaurdisur nga gjithë anët shtojmë verën e bardhë dhe rrisim temperaturën e gatimit sa të avullojë alkoli.
- Sapo ky proçes të përfundojë, do transferojmimë filetot tek tava ku po pjekim patatet në mënyre që të përfundojë pjekja në furrë. Mishi dhe patatet në fund do jenë të buta nga brenda dhe krokante nga jashtë. I shërbejmë të ngrohta.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që vizituat një tjëtër recetë nga faqja jonë. Jeni të mirëpritur për komentet apo pyetjet tuaja në formën më poshtë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj.
Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.