Easy Penne Pasta Recipe- Pene Me Kungulleshka, Pana Dhe Pulë

Vazhdimisht kemi ndarë me Ju receta të ndryshme të gatimit të pastave. Sot, në dëshirojmë të ndajmë me Ju recetën e gatimit të makaronave Pene me Pana, Kungull dhe Fileto Pule. Kjo është një recetë e thjeshtë dhe shumë e shijshme, të cilën fëmijët kryesisht e hanë me shumë dëshirë.

Përbërësit – 4 Persona

  • 350 g makarona pene
  • 200 g gjoks pule
  • 1 kungull jeshil
  • 1 thelb hudhër
  • 200 ml pana kuzhine
  • 50 ml verë e bardhë
  • Kripë dhe piper i zi
  • Vaj ulliri
  • Majdanoz
  • Djath parmixhan i grirë

Përgatitja

  1. Vendosim një tenxhere me ujë të vlojë. Pasi vlon uji, shtojmë kripë dhe hedhim penet të ziejnë.
  2. Në të njëjtën kohë vendosim një tigan për salcën duke hedhur vaj ulliri dhe 1 thelb hudhër, hedhim fileton e pulës të prerë në copa të vogla dhe e përziejmë për disa minuta.
  3. E shuajmë me verën e bardhë dhe në nxehtësi të lartë e lëmë për disa minuta të avullojë alkoli.Easy Penne Pasta Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Presim kungullin imët dhe e shtojmë në tigan. E gatuajmë për 2 -3 minuta dhe shtojmë panën, kripë, piper, majdanoz të freskët të grirë.Easy Penne Pasta Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Shtojmë penet e ziera al dente në tiganin e salcës dhe shtojmë dhe pak ujë nga ai i zierjes së makaronave.Easy Penne Pasta Recipe-Family Cooking Recipes
  6. I përziejmë 1- 2 minuta dhe pjata juaj është gati.Easy Penne Pasta Recipe-Family Cooking Recipes
  7. I shërbejmë të ngrohta me djath parmixhan të grirë dhe majdanoz.

Ju bëftë mirë.Easy Penne Pasta Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit

Irinda

Leave a Comment