Easy Mushroom Salad-Sallatë Me Kërpudha Dhe Jeshillëqe

Sallatat janë kënaqësia e tavolinës dhe e stomakut tonë, pasi nëpërmjet tyre konsumojmë sa më tepër perime, apo fruta të pasura me vitamina, fibra ushqimore dhe kripëra minerale. Kjo Sallatë me Kërpudha është një kombinim shumë i shijshëm i kërpudhave të freskëta të aromatizuara në tigan, e sallatave jeshile dhe perimeve te tjera të stinës si domate të vogla, rrepa, finok, etj.
Mund të përdorni zarzavatet dhe sallatat që ju pëlqejnë apo ju ndodhen duke kombinuar dhe pasuruar këtë sallatë në vlera dhe ngjyra. Një pjatë e parë shumë e shëndetshmë apo dhe një vakt shumë i mirë për kë dëshiron të hajë më lëhtë.
Ju mund ti hishni një sy edhe Sallatës Mikse Me Portokall, si dhe Sallatë e Përzier Me Domate Dhe Mozarella.

Përbërësit Easy Mushroom Salad-Family Cooking Recipes

  • 3-4 kërpudha
  • ½ pako sallatë mikse
  • ½ lakër jeshile, ose spinaq, etj
  • ½ finok i zier ose i gatuar në avull
  • ½ avokado
  • 3-4 rrepa të kuqe
  • 5-6 domate qershi
  • 1 qepë e kuqe e vogël
  • 1 thelp hudhër
  • Majdanoz i freskët
  • Kripë, pipër, vaj ulliri

Për marinimin

  • 2 lugë lëng limoni
  • 1 lugë uthull balsamike
  • 4-5 lugë vaj ulliri
  • 1 thelp hudhër
  • Kripë
  • ¼ lugë çaji piper, rigon, mustardë pluhur.

Përgatitja

  1. Do të lajmë të gjithë përbërësit dhe i thajmë mirë.
  2. Në një tigan do të hedhim pak vaj ulliri dhe një thelp hudhër dhe sapo vaji aromatizohet do të shtojmë kërpudhat e prera në feta dhe do i kaurdisim për 3-4 minuta. Shtojmë pak kripë, piper dhe majdanoz të freskët dhe i lëmë mënjanë.
  3. Ndërkohë do të presim rrepat në feta të holla. Do presim dhe finokun e gatuar më parë në copa apo feta mesatare. Do të presim avokadon, heqim lëkurën dhe e presim në feta. Presim dhe qepën në kubikë. Domatet e vogla i presim në mes.
  4. Në një pjatë për montimin e sallatës do të vendosim jeshillëqet që kemi zgjedhur të lara dhe thara më parë. Nuk i copëtojmë pasi janë gjethe sallatash të vogëla, por nëse dëshironi mund ti copëtoni me dorë ose me një thikë silikoni që mos të oksidohen.
  5. Do të vendosim të gjithë përbërësit e tjerë më radhë, përfshirë edhe kërpudhat.Easy Mushroom Salad-Family Cooking Recipes
  6. Do të përgatisim marinimin duke përzierë në një vazo apo tas me kapak të gjithë përbërësit dhe duke i përzier mirë sa të na krijohet një krem.
  7. Ja hedhim sallatës sipër dhe bëjmë një përzierje të lehtë në mënyrë që të marinohet e gjitha.
  8. E shërbejmë sallatën tonë menjëherë pasi e marinojmë.

Ju bëftë mirë!Easy Mushroom Salad-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na ndiqni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje mbi recetën. Ne vlerësojmë opinionin tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment