Kek me Mascarpone Dhe Pjeshkë është nje ëmbëlsirë, e cila shijon shumë në stinën e Verës kur edhe frutat e pjeshkës i kemi te freskëta. Përdorimi i mascarpone na jep nje resultant, te butë, plot shije. Për këtë recetë përdorim pak përbërës dhe në pak minuta keku është gati për në furrë.
Ashtu si edhe keku me mascarpone dhe mollë, edhe ky kek shijon shumë për mëngjes, piknik, pasdite, apo pak një vakti shoqëruar me akulloren e preferuar.
Përbërësit për tavë 22 cm
- 3 vezë
- 140 g sheqer
- 250 g mascarpone
- 1 limon ( lëngu dhe lëkura)
- 3 pjeshkë
- 260 g miell
- 1 pako fryrës
- sheqer pluhur për dekor
Përgatitja
- Si fillim nxjerrim vezët dhe kremin e djathit Mascarpone nga frigoriferi 20-30 minuta përpara fillimit të përgatitjes me qëllim të jenë në temperaturë ambienti.
- Përgatisim tavën për pjekje duke e veshur me letër pjekje.
- Presim pjeshkët e lara ne feta të holla dhe i marinojmë me nje lugë sheqer dhe lëng limoni.
- Ndezim furrën të ngrohet në 180 gradë dhe fillojmë nga përgatitja.
- Në një tas qelqi do rrahim vezët me sheqerin me ndihmën e një rrahësi elektrik deri sa vezët të 3-4 fishojme volumin dhe bëhen masë kremoze.
- Shtojmë lëkurën e limonit dhe djathin Mascarpone dhe përziejmë sërish sa të kemi masë homogjene.
- Ndërkohë, pjeshkët kanë lëshuar lëngun e tyre gjatë marinimit, të cilin e shtojmë tek kremi.
- Do të shtojmë miellin e situr të përzierë me fryrësin sa të kemi nje brumë homogjen.
- Do e hedhin brumin në tavë, vendosim fetat e pjeshkëve sipër duke i ngjeshur lehtë në brumë dhe e vendosim të piqet për 40-45 minuta. Bëjmë provën me kunj dhëmbësh.
- Pasi piqet e lëmë të ftohet pak, e heqim nga tava, e kalojmë në një pjatë dhe e spërkasim me sheqer pluhur.
- Kekun e servirim të prerë në feta.
Ju bëftë mirë!
Në Përmbyllje
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.
Duket e lehtë dhe perfekte do ta përgatis me gjithë qejf 👌👌👌