Easy Lobster Risotto Recipe-Rizoto Me Arragostë

Rizoto Me Arragostë është një pjatë e parë shumë e shijshme për tu shijuar për dreka apo darka në familje dhe me miq.

Receta është e thjeshtë dhe gatimi i arragostës është po aq i lehtë. Ashtu si u kemi shpjeguar mënyrën e gatimit të arragostës në recetën e Arragostë Me Spaghetti, po ashtu do gjeni më poshtë të shpjeguar të gjithë hapat për gatimin e arragostës dhe të gjithë recetës.

Ju mund të provoni edhe Linguine Me Gjinkalle Deti.

Përbërësit

  • Një arragostë rreth 400 g
  • 400 g oriz për rizoto
  • 1/2 qepë
  • 1 kungull
  • 1 karrotë
  • 1 gotë verë e bardhë
  • 2 l lëng (Qepë, karrotë, majdanoz, ndonjë kokë peshku ose koka karkalecash.)
  • Kripë, vaj ulliri, piper dhe majdanoz i freskët

Përgatitja

  1. Si fillim do të vendosim të ziejë lëngun për rizoto. Në një tenxhere, vendosim të ziejë ujë me një qepë, një karrotë, një tufë majdanoz dhe ndonjë kokë peshku, apo karkaleci nëse keni. Në të kundërt mjafton vetëm lëng perimesh.
  2. Do i ziejmë të gjitha për 20 minuta dhe e kemi gati lëngun për përdorim.
  3. Ndërkohë, presim arragostën në mënyrë gjatësore dhe e pastrojmë te pjesa e kokës.Lobster Risotto Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Ashtu siç është, e ndarë në 2 pjesë do ta kalojmë në tigan me vaj ulliri dhe një thelp hudhër.
  5. E kaurdisim me kujdes nga të dyja anët për disa minuta. Ndërkohë i kemi prerë perimet dhe qepën hollë.Lobster Risotto Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Heqim arragostën dhe hedhim perimet po te i njëjti tigan. I kavërdisim perimet mirë e mirë sa të zbuten. Shtojmë edhe pak kripë.
  7. Do të hedhim orizin dhe e përziejmë me perimet për 2-3 minuta.
  8. Orizin dhe perimet i shuajmë me verë të bardhë, lëmë të avullojë alkolin dhe shtojmë lëng të nxehtë sa ta mbulojmë masën.Lobster Risotto Recipe-Family Cooking Recipes
  9. E përziejmë me kujdes dhe e lëmë të ziejë deri sa të përthithet lëngu që shtuam. Shtojmë përsëri lëng tjetër dhe nga mesi i gatimit do të vendosim edhe arragostën që të vazhdojmë gatimin bashkë me rizoton.Lobster Risotto Recipe-Family Cooking Recipes
  10. Hedhim lëng herë pas here sapo përthithet lëngu i mëparshëm dhe e përziejmë sa të gatuhet rizoto i butë dhe kremoz.
  11. Në fund do të shtojmë majdanozin e grirë hollë, vaj ulliri dhe piper të bluar në moment.
  12. E shërbejmë të ngrohtë sipas dëshirës.Lobster Risotto Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment