Biskotat me Mjaltë janë shumë të shijshme, të buta dhe mbi të gjitha mund të konsumohen edhe nga fëmijët për mëngjes, apo si zemër në pasdite apo shkollë. Recetat e biskotave me mjaltë janë të shumta duke u përdorur edhe për festa të ndryshme si Halloween, apo Krishtlindje, të thjeshta apo kombinuara me arra apo bajame, por receta që do të ndajmë sot është shumë e shijshme për tu përdorur në përditshmëri për mëngjes, apo për të shoqëruar kafen apo çajin gjatë ditës. Të buta dhe plot aromë ato tundojnë këdo dhe mbarojnë shumë shpejt :).
Përbërësit
- 280 g miell 00
- 1 vezë
- 50 g mjalt
- 80 g gjalp pa kripë
- 80 g sheqer kaf
- 1 lugë çaji kanellë pluhur
- 1 lugë çaji fryrës për ëmbëlsirat
- Pak kripë
Përgatitja
- Në një tas të madh do të shtojmë miellin e situr të përzierë me fryrësin dhe do të shtojmë edhe gjalpin e ftohtë nga frigoriferi në copa. Do të përziejmë dhe shtojmë mjaltin, vazhdojmë përzierjen duke shtuar kanellën, sheqerin, kripë dhe në fund vezën. Do të zëmë një brumë të butë dhe do e vendosim në frigorifer të pushojë për të paktën 30 minuta.
- Kur koha kalon, do të ndezim furrën të ngrohet në 180 gradë celcius. Do të përgatisim një tavë pjekje me letër furre. Do të spërkasim tavolinën me pak miell dhe brumin do e hapim në petë me trashësi jo më shumë se 1 cm. Do e presim në format që duam, do i vendosim në tavë dhe do i pjekim për 10 minuta në furrën e ngrohur.
I lëmë të ftohen pak, i vendosim në një pjatë apo kuti biskotash dhe mund ti konsumojmë direkt ose kur duam.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që na ndiqni dhe suportoni duke ndarë dhe provuar recetat tona. Kjo recetë eshtë vërtetë shumë e shijshme, fëmijët tuaj do kënaqen, ndaj presim komentet tuaja pasi ti provoni.
Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.