Easy Homemade Pumpkin Bread Recipe-Bukë Me Kungull Dimëror

Vjeshta plot ngjyra nuk ka kuptim pa kungujt, të cilët janë të pranishëm në dekoret dhe gatimet tona duke shijuar ëmbëlsinë, ngjyrën dhe shijen e tyre jo vetëm në receta të ëmbëla, por edhe në ato të kripura. Me kunkullin dimëror mund të përgatisim dhjetra lloje recetash, si pasta, risotto, supa, torta, ta konsumojmë si antipastë, etj. Sot duam të ndajmë Bukën Me Kungull Dimëror, një recetë shumë e thjeshtë, plot shije. Kjo është një nga recetat që mund të shijoni në përditshmëri por edhe për Halloween.

Përbërësit

  • 600 g miell tipi 0
  • 300 g kungull i zier
  • 250 ml qumësht i vakët
  • 50 ml vaj ulliri
  • 12 g maja e thatë ose 25 g maja e fteskët
  • 1-2 lugë sheqer
  • 1 lugë kripë
  • 1 vezë
  • 1 lugë shafran indie (curcuma)
  • 1 e verdhë veze

Përgatitja

  1. Kungullin e presim në copa të vogla dhe e ziejmë për disa minuta në një tenxhere me ujë deri sa të vëmë re se është zbutur. E kullojmë nga uji tepërt dhe e shtypim me një pirun.
  2. Në tavolinën e punës do të hedhim miellin duke hapur një gropë në mes. Do të shtojmë purenë e kungullit, vajin, vezën, majanë, kripën, shafranin, dhe do të fillojmë të zëmë brumin duke shtuar qumështin gradualisht, të cilin e kemi ngrohur më parë.Easy Homemade Pumpkin Bread Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Shtojmë herë pas herë miell në vendin ku po punojmë brumin deri sa brumi të marri formë dhe të mos ngjisi më. E vendosim në një enë qelqi ose porcelani të spërkatur me miell, i bëjmë një prerje kryq me thikë, e mbulojmë me celofon dhe një pecetë, dhe e lëmë brumin të vijë për 2-3 orë sa të dyfishojë volumin.Easy Homemade Pumpkin Bread Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Më pas do e ndajmë brumin në toptha të vegjël, mesatarisht 170-200 g secili.Easy Homemade Pumpkin Bread Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Do të marrim spango kuzhine, e presim në gjatësi rreth 50-60 cm, dhe do e lidhim secilin nga pjesët e brumit duke e kaluar fillin katër herë në mënyrë që të krijohen ndarjet si forma e kungullit kur brumi të piqet.Easy Homemade Pumpkin Bread Recipe-Family Cooking Recipes
  6. I vendosim në një tavë ku kemi shtruar një letër furre, dhe do i lyejmë me të verdhe veze të cilën e përziejmë me 1-2 lugë qumësht. Do i lëmë të vijnë edhe 30-40 minuta në furrë të fikur por me dritë ndezur. I heqim nga furra, ndezim furrën të ngrohet në 180 gradë celcius dhe do i vendosim të piqen në furrrën e ngrohur për 30-35 minuta.Easy Homemade Pumpkin Bread Recipe-Family Cooking Recipes
    Do i lëmë të ftohen dhe do e presim spangon dhe e heqim me kujdes.Easy Homemade Pumpkin Bread Recipe-Family Cooking Recipes Easy Homemade Pumpkin Bread Recipe-Family Cooking Recipes I vendosim bukët në një kanistër buke mbuluar me pecetë të rrinë të buta. Mund ti shërbeni direkt, ose dhe të nesërmen.Easy Homemade Pumpkin Bread Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë.Easy Homemade Pumpkin Bread Recipe-Family Cooking RecipesEasy Homemade Pumpkin Bread Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që vizituat një tjetër recetë nga Blogu ynë. Mund të lini komentet tuaja apo pyetjet në formën më poshtë, si dhe mund të ndani recetën me miqtë apo familjarët tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

 

Leave a Comment