Easy Homemade Lemon Cake- Kek Me Limon

Limonat i gjejmë të freskët, plot lëng dhe aromë në këtë periudhë, ndaj mund ti konsumojmë të freskët duke i përdorur në marinimin e sallatave dhe supa, por mund të përgatisim edhe receta mjaft të shijshmë ëmbëlsirash siç është kjo që po ndajmë sot me ju. Keku më Limon, shumë i lehtë dhe i shijshëm, plot aromë, mund të shoqërojë mëngjeset, dhe vaktet tuaja. Limoni një nga agrumet me vlera të larta të vitaminës C, duhet të jetë pjesë e gatimeve të përditshme. Kjo recetë është e thjeshtë, ndaj vijoni lexoni për mënyrën e përgatitjes.

Përbërësit

  • 300 g miell
  • 3 vezë
  • 170 g sheqer
  • 100 ml vaj misri
  • 150 ml kos i bardhë, ose kos frutash me limon
  • 1 pako vanilje
  • 2 limona (lëkura dhe lëngu)
  • 1 pako fryrës për ëmbëlsira
  • Pak kripë
  • Sheqer pluhur për dekor

Përgatitja

  1. Në një tas qelqi, do të hedhim vezët e plota dhe bashkë me sheqerin dhe pak kripë, do i rrahim më një rrahës dore elektrik sa të bëhet shkrumë.
  2. Do të shtojmë vaniljen, lëkurën dhe lëngun e limonit, vajin dhe kosin dhe do vazhdojmë të përziejmë sa të formohet një masë homogjene.
  3. Shtojmë gradualisht miellin e situr të përzierë me fryrës duke përzierë nga lart poshtë sa të formohet brumi i kekut.Easy Homemade Lemon Cake-Family Cooking Recipes
  4. Në një tavë keku të lyer me gjalp dhe pudrosur me miell do të shtojmë brumin e kekut dhe e vendosim të piqet në furrën e nxehur më parë, për 35 minuta në 180 gradë Celcius.Easy Homemade Lemon Cake-Family Cooking Recipes
  5. Pasi piqet, e heqim nga furra, e transferojmë në një pjatë për servirje, e pudrosim me sheqer pluhur dhe e lëmë të ftohet plotësisht përpara se ta konsumojmë.Easy Homemade Lemon Cake-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Faleminderit që zgjodhët një tjetër recetë nga faqja jonë. Jeni të mirëpritur të lini komentet tuaja si më poshtë.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment