Easy Homemade Banana Muffins-Muffins me Banane

Kjo recetë e Muffins me Banane është shumë e thjeshtë për tu përgatitur për një mëngjes të shpejtë dhe plot aromë kanelle. Këto muffins janë të aromatizuar, të butë, të shkrifët, dhe shumë të shijshëm.

Kur bananet janë pjekur shumë dhe fëmijët tanë nuk preferojnë ti konsumojnë, përgatisni këtë recetë të shijshme. Ju mund të gatuani edhe kekun me Banane dhe Ҫokollatë dhe do kënaqni fëmijët tuaj dhe gjithë familjen.

Shtojini kësaj recetë edhe arra, fruta të thata, apo copa çokollate sipas dëshirë dhe për të pasuruar shijen dhe preferencat tuaja.

PërbërësitEasy Homemade Banana Muffins-Family Cooking Recipes

  • 3 banane
  • 1 vezë
  • 100 g sheqer
  • 80 g gjalp i shkrirë ose vaj
  • 30 ml qumësht
  • 50 g miell kokosi
  • 140 g miell
  • 1 lugë çaji fryrës ëmbëlsirash
  • 1 lugë çaji sodë buke
  • Pak kripë
  • 1 lugë çaji kanellë pluhur
  • 1 lugë çaji vanilje
  • ¼ lugë çaji arrë moskat

Për në sipërfaqe

  • 1 lugë sheqer
  • 1 lugë çaji kanellë

Përgatitja

  1. Ndezim furrën të nxehet në 200 gradë.
  2. Do të përgatisim një formë për pjekjen e muffins duke e lyer në gjalp, pudrosur me miell, ose duke e veshur me letra për pjekjen e muffins.
  3. Do të përziejmë në një tas të gjithë përbërësit e thatë, miellin, miellin e kokosit, fryrësin, sodën e bukës, kripën, kanellën, arrën moskat, dhe vaniljen nëse e keni pluhur.
  4. Në një tas tjetër do të rrahim vezën me sheqerin sa të bëhen shkumë, do të shtojmë qumështin dhe gjalpin dhe përziejmë mirë.
  5. Bananet i shveshim nga lëkura, dhe i shtypim me një pirun në një pjatë duke i bërë pure.
  6. Do i shtojmë të masa e lëngët dhe përziejmë mirë.
  7. Bashkojmë përbërësit e thatë tek ato të lëngët dhe masën e përftuar do e ndajmë në 12 forma muffins duke mbushur ¾ e formës.Easy Homemade Banana Muffins-Family Cooking Recipes
  8. Do i spërkasim në sipërfaqe me përzierjen e sheqerit me kanellën dhe do i vendosim në furrë të piqen për 5 minuta në furrë të parangrohur në 200 gradë dhe për 12-15 minuta në temperaturën 180 gradë. Bëjmë provën me kunjë dhëmbësh.Easy Homemade Banana Muffins-Family Cooking Recipes
  9. I heqim nga furra, i lëmë të pushojnë pak. Easy Homemade Banana Muffins-Family Cooking RecipesMë pas i heqim nga forma e pjekjes duke i kaluar në një pjatë që të ftohen plotësisht përpara se ti servirim sipas dëshirës. Një zgjidhje e shpejtë dhe shumë e shijshme për mëngjes.

Ju bëftë mirë.Easy Homemade Banana Muffins-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Në vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment