Easy Hazelnut Cookies-Biskota Me Lajthi

Biskota Me Lajthi është një recetë e thjeshtë dhe shumë e shijshme për tu shijuar në cdo orë të ditës. Me një brumë frolla delikat dhe mbushje lajthie dhe kakao, këto biskota janë shumë të shijshme për të gjithë në familje.  Kështu mund ti shijojmë në mëngjes, për pasdite, për festa apo evente të tjera në familje.

Ju mund të provoni edhe Biskota Role Me Arra.

Përbërësit

Brumi

  • Miell 200 g
  • Gjalp 100 g
  • Sheqer pluhur 100 g
  • Vezë 1
  • Vanilje
  • Kripë pakëz
  • Fryrës 1 lugë çaji

Mbushja

  • Vezë 1
  • Kakao 20 g
  • Gjalp 30 g
  • Lajthi 50 g
  • Miell 100 g
  • Sheqer 50 g

Përgatitja

  1. Si fillim do të përgatisim brumin për biskotat. Do të përziejmë miellin, sheqerin, fryrësin dhe pak kripë, me gjalpin e ftohtë nga frigoriferi dhe të copëtuar.
  2. Brumin mund ta formojmë duke përdorur duart tona ose mund të përdorim një robot apo përzierës kuzhine.
  3. Kur të përftojmë një masë të kokërrizuar atëherë do të shtojmë vezën, aromën e vaniljes dhe formojmë brumin.
  4. Brumin do ta mbështjellim me qese dhe do ta fusim në frigorifer për 1 orë. Ndërkohë do të përgatisim mbushjen. Easy Hazelnut Cookies-Family Cooking Recipes
  5. Në një grirëse elektrike do të fusim lajthitë e pastruara nga lëkurat dhe i grijmë jo shumë imët.
  6. Do të shtojmë aty sheqerin, gjalpin, vezën dhe i përziejmë dhe pak.
  7. Në fund shtojmë kakaon dhe miellin dhe do të na formohet një brum ngjitës.
  8. Do të nxjerrim brumin e biskotës nga frigoriferi dhe do ta ndajmë në 2 pjesë.Easy Hazelnut Cookies-Family Cooking Recipes
  9. Në tavolinë vendosim një letër furre. Vendosim një pjesë të brumin sipër dhe do ta hapim një petë të gjatë, drejtkëndore me trashësi 5-7 mm .
  10. Në mesin e saj do të vendosim mbushjen në formë tubi. Kini parasysh që peta duhet ta mbështjelll mbushjen kur ta mbledhim cilindër.Easy Hazelnut Cookies-Family Cooking Recipes
  11. Këtë cilindër e presim në copa me nga 2-3 cm largësi dhe i vendosim në një tavë të veshur me letër furre.Easy Hazelnut Cookies-Family Cooking Recipes
  12. Do të vazhdojmë njësoj dhe me pjesën tjetër po njësoj. Biskotat do ti pjekim në furrë të nxehur më parë në 180 gradë për 15 minuta.Easy Hazelnut Cookies-Family Cooking Recipes
  13. Sapo janë gati, i nxjerrim nga furra, i lëmë të ftohen dhe i fusim në një biskotiere me kapak. Do të shoqërojnë shumë mirë kafen tuaj.

Ju Bëftë Mirë!

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.

Leave a Comment