Easy Halloween Cookies Recipe-Biskota Për Halloween

Në vijim të recetave të mëparshme për Halloween sot do ju sjellim nje recetë të përgatisjes së Biskotave Për Halloween dhe si ti dekoroni ato. Me këtë recetë ju mund ta ktheni kohën e përgatitjes së tyre në argetim për fëmijët duke kaluar një kohë cilësore dhe të bukur së bashku. Biskotat janë të shijshme, një ndërthurje e brumit frolla me mjaltë për më shumë shije, aromë dhe kënaqësi në të ngrënë.

Ju mund të lexoni edhe Si Të Zbukurojmë Kekët e Vegjël Për Halloween.

Përbërësit Për biskotat

Përbërësit për brumin

  • 2 vezë
  • 150 g sheqer
  • 50 g mjaltë
  • 200 g gjalp
  • 400 g miell
  • 1 pako fryrës për ëmbëlsira
  • Lëkurë limoni e grirë
  • Pak kripë

Për dekorimin e biskotave

  • Sheqer pluhur 100g  dhe 2 lugë ujë
  • Ngjyra ushqimore në pluhur ose xhel
  • Reçel mjedre dhe reçel manaferre
  • Forma për biskotat për Halloween

“As the owner of this website, I’ve tracked down great deals for the products and services mentioned herein. When you use the links on this page to make a purchase, I may get a small commission, and you may get a worth bargain. It’s a win-win all around. Thank you for supporting this site. FYI- Prices and Terms of the products refer to the date of the publication of this article. Full disclosure.”

 

Përgatitja

  1. Për të përgatitur biskotat duhet që të përgatisim brumin më parë.
  2. Në një tas të madh qelqi hedhim miellin dhe sheqerin dhe i përziejmë. Aty shtojmë kripën dhe fryrësin. Shtojmë gjalpin e ftohtë në copa dhe me duar e përziejmë me miellin. Do të na krijohet një lloj kokërizimi.
  3. Hedhim vezët dhe mjaltin dhe me kujdes formojmë brumin nuk duhet punuar shumë sepse nga ngrohtësia e duarve gjalpi në brendësi shkrin dhe brumi do të bëhet i ngjitshëm. Nqs ndodh kjo atëherë e ndihmojmë me pak miell dhe brumin e mbështjellë me qese trasparente e fusim në frigorifer për 1 orë.Easy Halloween Cookies Recipe-Family Cooking RecipesEasy Halloween Cookies Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Pasi të kalojë koha e nxjerrim nga frigoriferi dhe e hapim me rrul kuzhine duke e spërkatur vendin me pak miell në një petë me trashësi rreth 7 mm e presim në forma sipas tematikës së Halloween dhe i pjekim në furrë të nxehur më parë në 180 g për rreth 13 minuta. Duhet të marrin ngjyrë ari në të kuqërremtë. Shikojeni vet sepse varet edhe nga furra. I heqim nga furra dhe i lëmë të ftohen plotësisht.Easy Halloween Cookies Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Në një tas shkrijmë sheqerin pluhur me 2 lugë ujë dhe me disa përzierje do të na krijohet kremi (glassa), të cilën e ndajmë në disa tasa dhe me ngjyrat që na duhet i ngjyrosim dhe i përdorim sipas fantazisë. Nqs do t’ju nevojitet më shume mund ta ribëni në moment. Me ndihmën e penelave perfeksionojmë pikturat tona. Kungulli portokalli nuk duhet te mungojë. Easy Halloween Cookies Recipe-Family Cooking RecipesUnë disa biskota i preva me forma si kungujt e Halloween me fytyra të frikshme dhe duke i mbushur me recel mjedre që është i kuq ose me recel manaferre në mes do te krijojmë biskota sanduiç (dyshe). Easy Halloween Cookies Recipe-Family Cooking RecipesFëmijët tuaj do të argëtohen shumë. Për më tepër mund të shikoni disa nga fotot e biskotave të përfundura më poshtë duke marrë dhe ide nga to, por ne u inkurajojmë të përdorni imagjinatën tuaj dhe të lini fëmijët të zbaviten në këtë recetë.

Ju bëftë mirë!Easy Halloween Cookies Recipe-Family Cooking RecipesEasy Halloween Cookies Recipe-Family Cooking RecipesEasy Halloween Cookies Recipe-Family Cooking RecipesEasy Halloween Cookies Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na ndiqni dhe suportoni. Jeni të mirëpritur të ndani recetën, apo të komentoni në formën më poshtë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

 

Leave a Comment