Shkopinj Mocarele është një antipastë delikate për ti servirur në dreka familjare, bankete, por edhe për të pirë një gotë vere ose birre me miq.
Receta është e thjeshtë, përgatitet me pak përbërës në tigan. Me këtë antipastë të shpejtë të ngrohtë do kënaqni shijet e familjarëve dhe të ftuarve tuaj në raste festash apo gëzime familjare.
Ju mund të provoni edhe receta të tjera me djath Mozzarella duke vizituar Blogun tonë. Kështu djathin Mozzarella mund ta përdorni në receta picash, flan, sallata, torta të kripura, etj.
Përbërësit
- Mocarrela për gatim
- 2 Vezë
- 2 lugë miell
- Bukë e thërrmuar
- Kripë e piper
- Vaj për skuqje
Përgatitja
- Do të marrim mocarrela për gatim që është në formë drejtkëndore dhe do ta presim në copa drejtkëndore të gjata.
- I vendosim copat e prera të mocarelave mbi letër kuzhine që të kullojnë lageshtirën. Ndërkohë do të rrahim vezët në një tas. Shtojmë kripë e piper të zi.
- Do të bëjmë gati vajin për skuqje.
- Paralel përgatisim edhe përbërësit e tjerë të panaturës duke vendosur në një pjatë miell dhe një tjetër bukë të thërrmuar.
- Do i kalojmë shkopinjtë e mocarelës në miell, vezë dhe në bukë të thërrmuar (pangratato).
- I skuqim shkopinjtë e mocarelës në vaj të nxehur sa të marrin ngjyrë të artë dhe i heqim.
- Do ti lëmë të kullojnë vajin në një letër kuzhine dhe i shërbejmë të ngrohta. I shoqëroni me një salcë të thjeshtë majoneze ose salcën që ju dëshironi. Një antipastë e thjeshtë dhe e shijshme për të shoqëruar një gotë vere me miq.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Në vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.