Easy Fennel And Leek Soup-Supë Me Finok Dhe Presh

Supë Me Finok Dhe Presh është një recetë super e thjeshtë dhe e shëndetshme. Kjo është një recetë vegjetariane që duhet të konsumohet nga gjithë familja.

Mbi të gjitha, supa përgatitet shpejt dhe është ideale për këtë stinë me gripra e viroza.

Nëse nuk keni ide për drekë apo darkë, kjo supë përgatitet në pak minuta. Sapo shtroni tryezën tuaj dhe përgatisni një sallatë, supa për darkën tuaj është gati.

Gjithashtu, nëse ju pëlqen finoku, ju mund të provoni edhe Supë me Finok dhe Misër.

Përbërësit

  1. 1 finok
  2. 2 patate
  3. 2 presh mesatar (pjesa e kërcellit)
  4. Majdanoz
  5. Kripë e vaj ulliri
  6. Limon
  7. Lëng pule

Përgatitja

  1. Do të presim hollë finokun e pastruar, të cilit i kemi hequr shtresat e sipërme. Nqs ka gjethe i ruajmë për dekor.
  2. Presim edhe preshin në copa dhe i shtojmë në tenxhere.
  3. Do të shtojmë pataten e pastruar dhe të prerë në kubik. I mbulojmë të gjitha perimet me lëng pule dhe i ziejmë për 15 minuta.Easy Fennel And Leek Soup-Family Cooking Recipes
  4. Nga fundi i zierjes do të shtojmë majdanoz të grirë në mënyrë që të ruajë ngjyrën e bukur të gjelbër kur ti frulojmë të gjitha. Do të kemi një supë kremoze shumë të shijshme.Easy Fennel And Leek Soup-Family Cooking Recipes
  5. E rregullojmë trashësinë e saj me lëng pule, shtojmë kripë e piper të zi.
  6. Në fund, e shërbejmë supën të ngrohtë me lëng limoni dhe vaj ulliri sipër.

Ju Bëftë Mirë!Easy Fennel And Leek Soup-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment