Easy Chocolate Muffins-Kekë Të Vegjël Me Ҫokollatë

Sot do ndajmë Kekë Të Vegjël Me Ҫokollatë, një nga recetat më të thjeshta dhe të shijshme, për tu ëmbëlsuar për Halloween.

Mbi të gjitha, kekët e vegjël përgatiten shumë shpejtë dhe janë shumë të shijshmëm. Gjithashtu,  këto kekë të vegjël janë zgjidhja ideale për përgatitjen e banketeve, apo festave në familje, duke i shërbyer thjesht apo të dekoruar si na pëlqen.

Ju mund të hidhni një sy edhe Halloween Cupcakes Decorating Ideas-Si Të Zbukurojmë Kekët e Vegjël Për Halloween

Përbërësit

  • 250 miell
  • 180 sheqer
  • 3 lugë kakao e hidhur
  • 2 lugë çaji me fryrës ëmbëlsirash
  • 100 ml vaj
  • 250 qumësht
  • 1 vezë
  • 50 g çokollatë fondente në copëza
  • Vanilje
  • Pak kripë

Përgatitja

  1. Së pari, ndezim furrën të nxehet në 180 gradë.
  2. Në vazhdim, në një tas përziejmë të gjithë përbërësit e ngurtë.Easy Chocolate Muffins-Family Cooking Recipes
  3. Në një tas tjetër rrahin pak vezën dhe shtojmë qumështin dhe vajin. Mund të përdorni edhe gjalp të shkrirë po të doni.Easy Chocolate Muffins-Family Cooking Recipes
  4. Përzierjen e lëngët e shtojmë te mielli dhe e përziejmë lehtë dhe jo shumë gjatë, shtojmë edhe copëzat e çokollatës dhe vaniljen.Easy Chocolate Muffins-Family Cooking Recipes
  5. Mbushim format e kekëve deri 3/4 dhe i pjekim në furrë e ngrohur 180 gradë për 18-20 minuta.Easy Chocolate Muffins-Family Cooking RecipesEasy Chocolate Muffins-Family Cooking Recipes
  6. Në përfundim, ju mund ti shijoni kështu ose ti dekoroni për Halloween apo ndonjë festë tjetër në familje. Për dekor mund të përdorni krem çokollate apo tjetër krem. Pra mjaftojnë pak përbërës dhe fantazia tuaj për ti zbukuruar këta kekë të shijshëm dhe ti ktheni ato në cupcake super të shijshëm me tematikën e festës që ju do organizoni.Easy Chocolate Muffins-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

 

Leave a Comment