Easy Beet Soup Recipe-Supë me Panxhar

Supa Me Panxhar është një pjatë e parë shumë e shijshme, një delikatesë që duhet ta shijoni patjetër. Përgatitet shumë lehtë dhe nëse keni një shpërbërës ushqimor të mirë në shtëpi, edhe koha e gatimit nuk është e gjatë. Është supë e shëndetshme, e lehtë, dhe mund të konsumohet nga të gjithë, qoftë për drekë apo darkë.

Ju mund të lexoni edhe Sallatë Me Panxhar dhe Rukola

Përbërësit Për 4 Persona

  • 250-300 g panxhar (3-4 kokrra mesatare)
  • 1 patate
  • 1 qepë e njomë
  • 1-2 karrota
  • 1.2-1.5 l lëng perimesh ose mishi
  • 2 lugë pana kuzhine
  • 3-4 lugë kos natyral i bardhë
  • Kripë, piper, vaj ulliri, majdanoz

Përgatitja

  1. Do të qërojmë panxharin pasi e kemi larë dhe e presim në kubikë. Po kështu veprojmë edhe me pataten. Presim qepën imët.
  2. Në një tigan të thellë, ose tënxhere do të shtojmë pak vaj ulliri, dhe do të kaurdisim qepën 1-2 minuta, do të shtojmë panxharin dhe patatet dhe do i kaurdisim bashkë për 2-3 minuta të tjera. Easy Beet Soup Recipe-Family Cooking Recipes Easy Beet Soup Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Do të shtojmë lëngun e mishit ose lëng perimesh, të cilin e kemi përgatitur më parë duke shtuar në një tenxhere 1 qepë të thatë, 1-2 karrota, 1 degë selino, pak kripë, dhe mishin ose kocka, dhe i kemi zier sa kemi përftuar një lëng të mirë dhe plot vlera ushqimore.
    Nëse doni ta gatuani supën me ujë, atëherë karrotën do e shtoni që në fillim bashkë me panxharin dhe pataten.
  4. Do i lëmë të ziejnë për 15-20 minuta deri sa të shikojmë që perimet janë zbutur dhe në një grirëse, blender, apo shpërbërës ushqimor (tip nutribullet) do i grijmë të gjithë masën deri sa të na formohet një masë kremoze. Unë kam shtuar këtu edhe karrotën dhe pak nga qepa e thatë që kam zier për të përftuar lëngun e mishit.
  5. Do e rregullojmë supën me kripë, piper, panën dhe kosin dhe e servirim të ngrohtë me pak majdanoz të freskët sipër. Gjithashtu nëse dëshironi mund të kaloni 1-2 feta buke të prera në kubikë në një tigan me pak vaj urriri, kripë, rigon. Dhe ta shoqëroni supën me bukën krokante për një shije ndryshe. Mund ta kaloni bukën edhe në furrë për disa minuta nëse nuk preferoni në tigan.

Ju bëftë mirë!Easy Beet Soup Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na ndiqni dhe suportoni. Nëse ju pëlqen mund ta ndani këtë recetë, ose të lini pyetjet apo komentet tuaja më poshtë.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment