Easy Apple Cake Recipe-Kek i Thjeshtë Me Mollë

Kek i Thjeshtë Me Mollë është një recetë shumë e shpejtë për të gatuar një kek për përditshmëri. Kështu në vijim të recetave të Kek me mollë dhe mascarpone, mollë dhe banana, molle dhe cokollatë, apo biskotave me mollë, po sjellim edhe këtë recetë që mund ta kosnumoni për mëngjes, gjatë ditës, për piknik, apo për tu marrë me vete në shkollë apo punë.
Përbërësit janë të thjeshtë dhe na gjenden gjithmonë në kuzhinën tonë.

Ju mund te provoni edhe Kek me Mollë te karamelizuara.

Përbërësit

  • 3 vezë
  • 150 g sheqer
  • 100 ml vaj ose gjalp
  • 300 miell
  • 1 pako fryrës
  • Vanilje
  • Pak kripë
  • 3 mollë
  • Lëng limoni

Përgatitja

  1. Do të pastrojmë mollët nga lëkurat dhe nga meset e tyre dhe i presim në feta të holla. Shtojmë sipër lëng limoni që të mos nxihen.
  2. Nga ana tjetër do të rrahim vezët me sheqerin, me rrahës me korent, sa të bëhen shkumë. Kemi shtuar dhe 1 të kapur të gishtave me kripë.
  3. Do të shtojmë vajin ose gjalpin e shkrirë dhe do të vazhdojmë përzierjen.
  4. Në fund shtojmë miellin ku kemi shtuar edhe fryrësin. E përziejmë mirë . Shtojmë vaniljen dhe ne fund mollët e e preta në feta.
  5. E përziejmë në mënyrë që masa e mollëve të mbështillet e gjitha nga brumi i kekut.
  6. Do të marrim një tavë që hapet me diametër 24-26 cm. E lyejmë me gjalp e miell dhe hedhim brumin sipër.
  7. E nivelojmë mirë dhe e fusim të piqet në furrë të nxehur më parë në 180 gradë për 40 minuta.
  8. Bëni provën me kunj dhëmbësh dhe koha e pjekjes varet edhe nga furra juaj.
  9. E lëmë kekun të ftohet dhe e servirim të prerë me feta.

Ju bëftë mirë!Easy Apple Cake Recipe-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment