Delicious Sardines Baked In The Oven-Sardele Në Furrë

Kjo recetë e Sardele Në Furrë është një nga mënyrat më të thjeshta por më të shijshmë për të gatuar sardelet e freskëta. Unë eksperimentoj gjithmonë me sardelet, kështu kam ndarë me ju Sardele me Patate, Sardele Krokante, Makarona me sardele, por kjo recetë e thjeshtë më shijoi pa masë.
Gjithë çfarë duhen janë sardele të freskëta, erëza, vaj ulliri dhe disa domate qershi. Sardelet dalin të marinuara si duhet, plot shije dhe lëng si ato të konservuarat.

Përbërësit

  • 1 kg sardele
  • 5-6 domate qershi
  • Vaj ulliri
  • Kripë, rigon të thatë, disa gjethe dafine
  • 2-3 thelpinj hudhër (fakultative)

Përgatitja

  1. Si fillim do pastrojmë sardelet duke eleminuar kokat dhe pjesën e barkut. Mund edhe ti blini të pastruara tek dyqani i peshkut.
  2. Pasi i shpëlajmë mirë, do i kullojmë ujin dhe mundohemi ti thajmë me letër kuzhine.
  3. Do i marinojmë me kripë dhe i vendosim në tavë të renditura bukur.
  4. Vendosim në mes tyre gjethet e dafinës, edhe hudhrën nëse dëshironi.
  5. Shtojmë rigonin sipër dhe domatet e prera në mes.Delicious Sardines Baked In The Oven-Family Cooking Recipes
  6. Do marinojmë mirë sardelet në të gjithë tavën me vaj ulliri. Mos e kurseni vajin, pasi vaji i ullirit është një nga përbërësit që kombinon më së miri më sardelet dhe në këtë rast u jep shumë shije.
  7. Do i vendosim të piqen në furrë të parangrohur në 200 gradë për 25-30 minuta, ose sa të shikoni që sardelet kanë filluar të krijojnë një kore të bukur por jo të thahen.Delicious Sardines Baked In The Oven-Family Cooking Recipes
  8. I shërbejmë të ngrohta shoqëruar me feta limoni dhe sallatë të stinës.

Ju Bëftë Mirë!

Në PërmbylljeDelicious Sardines Baked In The Oven-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment