Delicious Meatball Soup-Qofte Me Qull

Qofte Me Qull është një pjatë verore shumë e shijme, të cilën mund ta konsumojmë si për një vakt dreke ashtu edhe për darkë në familje.

Unë e kam përgatitur me qoftet klasike me mish viçi, por në të njëjtën mënyrë mund ta përgatisim këtë pjatë edhe me qofte me perime, apo qoftet tuaja të preferuara me pulë.

Receta është e thjeshtë, me pak përbërës, mjafton që qoftet ti kemi gati dhe në pak minuta mund të përgatisim qullin për ti shoqëruar.

Ju mund të provoni edhe Qofte Me Lëng.

PërbërësitDelicious Meatball Soup-Family Cooking Recipes

Për qoftet

  • 400-500 g mish i grirë viçi
  • 1 qepë
  • 1 thelp hudhër
  • 1 vezë
  • 50 g djath i grirë
  • 1 fetë buke ose 3-4 lugë bukë e thërrmuar
  • Kripë, piper, vaj ulliri, majdanoz, ose mëndërz

Për Qullin

  • 2 lugë gjalp
  • 2 lugë miell
  • 1 litër lëng mishi ose lëng perimesh
  • 2 të verdha veze
  • 1 gotë kos
  • 1 thelp hudhër e shtypur (fakultative)
  • Kripë, piper, vaj ulliri, mëndërz

Përgatitja

  1. Si fillim, Do të përgatisim brumin e qofteve, duke përzierë në një tas të gjithë përbërësit, si ju kemi treguar edhe në recetat e tjera.
  2. Unë preferoj ta vendos ne frigorifer të paktën 30 minuta që brumi të pushojë dhe më pas i gatuaj qoftet me pjekje në furrë. Ju mund të zgjidhni ti gatuani qoftet në një tigan me pak vaj për pak minuta nga të secila anë.
  3. Pasi qofte i kemi gati, do të përgatisim qullin.
  4. Në një tigan që nuk ngjit do të tresim gjalpin dhe shtojmë miellin për ta kaurdisur në të.
  5. E kaurdisim në temperaturë të ulët derisa të marri ngjyrë të artë, por të mos na digjet.
  6. Kur mielli të jetë gati, do ta largojmë nga zjarri të ftohet pak dhe shtojmë aty lëngun e mishit të ngrohtë, duke trazuar që mielli të tretet dhe mos krijojë kokërriza.
  7. Hapi tjetër, e vendosim përzierjen sërish në zjarr dhe trazojmë në temperaturë të ulët, derisa të fillojë të na krijohet një masë kremoze.
  8. Ndërkohë, në një enë tjetër, rrahim dy të verdhat e vezëve me kosin dhe i shtojmë tek kremi i krijuar më parë.
  9. Do të shtojmë edhe kripë, piper, një fije vaj ulliri, dhe lëmë të marri valë në mënyrë që të na gatuhet edhe veza.Delicious Meatball Soup-Family Cooking Recipes
  10. Ndërkohë, shtojmë edhe qoftet e gatuara më parë në tenxheren apo tiganin ku e përgatitëm qullin.
  11. Në fund, do ta shijojmë më nenezhik të freskët, si dhe hudhër të shtypur nëse dëshironi. Nëse keni fëmijë të vegjël, më mirë evitojeni hudhrën dhe piperin.
  12. E shërbejmë supën të ngrohtë sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë!Delicious Meatball Soup-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment