Biskota Lule (Canestrelli) që shkrihen në gojë ështe një recetë e kuzhinës Italiane, shumë e dashur dhe e pëlqyer nga të gjithë.
Kjo recetë është e veçantë per teknikën e saj të gatimit, ku vezët nuk shtohen të freskëta si në çdo brume tjetër biskotash, por të verdhat e vezëve zihen fort dhe kalohen në sitë për ti shtuar sa më imët në zënien e brumit.
Gjithashtu forma e Lules ështe tjetër vecori në këte recetë.
Ju mund të provoni edhe Biskotat Sy Bualli.
Përbërësit
- 150 g miell
- 100 g niseshte
- 75 g sheqer pluhur
- 150 g gjalp
- 2 të verdha vezësh të ziera
- Vanilje
- Lëkurë limoni
- Pakëz kripë
- Pakëz fryrës
- Sheqer pluhur për dekorim
Përgatitja
- Do të ziejmë vezët për 8 minuta dhe i lëmë të ftohen.
- Ndërkohë, në një tas do të shtojmë miellin e situr, niseshtenë dhe sheqerin pluhur.
- Do të shtojmë gjalpin e ftohtë të copëtuar dhe aromat, vanilje dhe lëkurë limoni të grirë në renden. Shtojmë edhe pak kripë dhe 1/2 lugë kafe fryrës për ëmbëlsira.
- Në fund do të shtojmë të verdhat e vezëve të cilat i kalojmë në një sitë që të imtësohen në formë mielli.
- Zëmë brumin shpejt e shpejtë, e mbështjellim me qese dhe e lëmë në frigorifer për rreth 30 minuta deri 1 orë.
- Pas kësaj e hapim brumin me ndihmën e një rruli dhe pak miell poshtë e lartë.
- Do të hapim një petë me trashësi 5-7 mm.
- Presim biskotat me forma lulesh si në foto dhe i vendosim në një tavë të veshur me letër furre.
- I pjekim për 10-12 minuta në furrë të nxehur në 180 gradë. Kujdes që biskotat të mos marrin shumë ngjyrë të errët.
- Sapo janë gati, i nxjerrim nga furra, i lëmë të ftohen pak dhe i hedhim sheqer pluhur sipër.
Ju Bëftë Mirë!
Në Përmbyllje
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”