Custard And Fruit Tart Recipe-Tarta Me Fruta Dhe Krem Pastiçerie

Tarta me Fruta dhe Krem Pastiçerie është një recetë e shijshme dhe plot aroma delikate të frutave përzierë me kremin e pastiçerisë. Stina e verës është plot fruta, ndaj përgatitja e ëmbëlsirave me fruta na intrigon, sepse janë shumë të shijshme. Ju ftoj ta përgatisni këtë recetë në fundjavë.

PërbërësitCustard And Fruit Tart Recipe-Family Cooking Recipes

  • 1 racion brumi për krostat, teeth 400 g brumë
  • 250 g krem pastiçerie
  • Fruta të ndryshme, boronica, mjedra, kumbull, nektarina etj.

Për përgatitjen e krostatës duhet:Best Sweet Shortcrust Pastry-Family Cooking Recipes

  • 1 vezë
  • 200 g miell
  • 100 g sheqer
  • 100 g gjalpë pa kripë
  • Lëkurë limoni e grirë
  • 1 luge caji fryrës për ëmbëlsira
  • Pak kripë

Për më shumë detaje mbi përgatitjen e brumit të krostatës, ju ftoj të lexoni recetën Këtu.

Përbërësit për Kremin e Pastiçerisë:Best Homemade Custard Recipe- Family Cooking Recipes

  • 250 ml qumësht
  • 2 të verdha veze
  • 2 lugë sheqer
  • 1 lugë miell
  • Lëkurë limoni ose vanilje

Për më shumë detaje mbi përgatitjen e kremit të pastiçerisë, ju ftoj të lexoni recetën Këtu.

Përgatitja

  1. Përgatisim brumin sic e kemi treguar dhe më parë dhe pasi e kemi lënë të pushojë për 1 orë në frigorifer, e hapim petë dhe e rregullojmë në forma.
  2. Ndërkohë kemi ndezur furrën të ngrohet në 180 gradë.
  3. I pjekim tartat në furrën e nxehur më parë për 12-14 minuta, sa të marrin ngjyrë të artë. I heqim nga furra dhe i lëmë të ftohen.Custard And Fruit Tart Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Përgatisim kremin e pastiçerisë siç e kemi treguar më parë dhe e lëmë të ftohet.Custard And Fruit Tart Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Mbushim tartat me krem dhe i dekorojmë sipër me fruta të freskëta. Ëmbëlsirat i shërbejmë me çajra të ftohtë, komposto ose lëngje frutash të freskëta të përgatitura vetë, kafe dhe janë të përshtatëshme për bankete e festa të ndryshme.Custard And Fruit Tart Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Faleminderit që na ndiqni dhe fundjavë të mbarë.

Irinda

Leave a Comment