Creamy Spinach Chicken Reginette Pasta Recipe-Pasta e Freskët (Reginette) Me Spinaq Dhe Pulë

Vazhdimisht kemi ndarë me ju receta të ndryshme të përgatitjes së makaronave të freskëta në shtëpi. Sot do të sjellim një recetë të gatimit të Pasta e Freskët, Reginette Me Spinaq Dhe Pulë.

Reginette, apo Mafaldine është emërtimi I këtyre makaronave për nga forma karakteristike që ato kanë. Ato janë një lloj paste e sheshtë me trashësi rreth 1 cm dhe e vijëzuar anëve zigzag apo në formën e një fjongoje.

Këto lloj makaronash i përkasin traditës Napoletane, ndryshe quhen edhe mbretëresha e vogël në nder të princeshës Mafalda e Savojës.

Këto makarona përgatiten me një bazë brumi me miell e vezë, ashtu si edhe Fetucinet, Tagliatellet, apo Linguinet. Ndërkohë rekomandohet që te serviren me salca delicate. Ne sot po ju sjellim recetën e salcës me spinaq dhe pulë.

Creamy Spinach Chicken Reginette Pasta - Family Cooking Recipes

Përbërësit

Për brumin e pastave

  • 3 vezë të freskëta
  • 300 g miell
  • Kripë

Për salcën

  • 1 gjoks pule
  • Vaj ulliri
  • 200 ml pana e freskët
  • 300 g spinaq
  • Grana e grirë
  • Kripë e piper i zi

Përgatitja

Do të përgatitim brumin për makaronat e freskëta apo pasta e freskët si dhe përdoret në kuzhinën italiane.

  1. Si fillim, vendosim miellin mbi një plan pune dhe i hapim një fole në mes. Hedhim vezët e freskëta, pak kripë dhe nisim përzierjen duke mbledhur miellin gradualisht. Kështu do të zëmë brumin dhe do e punojmë me dorë sa të bëhet një brumë i lëmuar dhe elastik. 
  2. E mbulojmë brumin me një peceta të pastër dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta. 
  3. Ndërkohë do të pastrojmë dhe lajmë mirë spinaqin. E presim imët dhe e lëmë gati. Në një tigan të madh dhe të thellë, do të hedhim vaj ulliri dhe do ta kalojmë aty gjoksin e pulës të prerë në copa të vogla.
  4. Sapo të kavërdiset dhe të marri një ngjyrë të artë do të shtojmë spinaqin, kripë e piper dhe i mbulojmë me kapak.
  5. Ulim nxehtësinë dhe e lëmë të gatuhen bashkë për disa minuta. Nuk ka shumë nevojë sepse spinaqi nuk do shumë kohë të gatuhet.
  6. Gjatë gatimit do të shtojmë dhe gjysëm gote uji po të jetë e nevojshme. Në fund do të shtojmë panën e freskët dhe e fikim. Salca është gati.
  7. Do të përgatisim makaronat duke hapur brumin me makinerinë e brumit. I presim me formën e tyre karakteristike. Nqs nuk keni mund një makinë për makarona të freskëta në shtëpi, mund ta hapni petën me petës dhe ta presim si veprojmë me tagliatellet por me formën zigzag, ose mund ti blini të fresktëta gati në supermarket.
  8. Ndërkohë kemi vendosur ujin për gatimin e makaronave të vlojë. Kur uji vlon do të shtojmë kripë dhe do të ziejmë rexhinetet e freskëta për pak minuta. I kullojmë dhe i shtojmë te tigani i salcës.  Shtojmë dhe pak ujë nga zierja dhe i përziejmë mirë që salca të ketë kremozitetin e vet. Shtojmë djath grana të grirë sipër dhe i shërbejmë menjëherë.

Ju Bëftë Mirë!

Creamy Spinach Chicken Reginette Pasta Recipe - Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.

Leave a Comment