Cream Pea Soup Recipe-Supë Me Bizele Dhe Pana

Supë Me Bizele Dhe Pana është një pjatë e parë shumë e shijshme  verore. Këtë supë mund ta përgatisni në çdo stinë, po këtë periudhë të vitit kur bizelet i gjejmë të freskëta, supa ka një shije delikate dhe më verore.
Si çdo supë krem, edhe kjo recetë është shumë e thjeshtë për tu gatuar. Mjafton të kemi një blender apo grirëse në kuzhinë dhe supa përgatitet shpejt dhe shijshëm në një kohë të shkurtër.
Përdorimi i panës së kuzhinës në këtë recetë i jep supës një shije ndryshe dhe shumë të shijshme.
Ju mund të provoni edhe recetën tjetër të supës krem bizele me beshamelë.

Përbërësit

  • 300 g bizele
  • 1 patate
  • 1 karrotë
  • 1/2 qepë
  • Limon
  • Pana 200 ml
  • 1.5 l ujë ose lëng perimesh
  • Kripë e piper, majdanoz i freskët
  • Vaj ulliri

Përgatitja

  1. Do të fusim në një tenxhere pak vaj ulliri dhe qepën e grirë, të cilën e kavërdisim për pak minuta sa të zbutet.
  2. Shtojmë perimet e tjera, karrotën dhe pataten dhe i përziejmë bashkë.
  3. Shtojmë ujin, ose lëng pule, ose lëng perimesh dhe e lëmë të marri vlim.
  4. Vijojmë gatimin, duke shtuar bizelet e freskëta dhe e lëmë të ziejnë për 20-30 minuta. Mund të përdorim edhe bizele të ngrira,  por meqë janë të stinës i përdorim të freskëta.
  5. I frulojmë bizelet e ziera bashkë me perimet e tjera me një blender apo mikser kuzhine sa të bëhet një masë kremoze.
  6. E rregullojmë supën me kripë e piper të zi.
  7. Shtojmë panën në fund dhe rregullojmë edhe trashësinë e supës, në mënyrë që të mos jetë e trashë, duke shtuar pak ujë ose lëng perimesh.
  8. Nuk e lëmë të vlojë përsëri supën, sepse pana mund të pritet dhe nuk do të ketë atë kremozitetin që pana krijon.
  9. E lëmë supën të ftohet pak dhe e shërbejmë  me vaj ulliri sipër, majdanoz të freskët dhe limon.

Ju bëftë mirë!Cream Pea Soup Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment