Chocolate Carrot Cake Recipe-Kek Me Karrota Dhe Ҫokollatë

Kek Me Karrota Dhe Ҫokollatë është një ëmbëlsirë që mund ta shijojmë në çdo stinë. Një kek plot shije, i thjeshtë për tu përgatitur dhe super i shijshëm për mëngjes, piknik, pasdite, apo pas një vakti.

Kekët me fruta të shoqëruar me akullore janë super të shijshëm në stinën e verës.

Ju mund të provoni edhe Kek Me Karrota, Kek Me luleshtrydhe, apo Kek Me Kajsi.

PërbërësitChocolate Carrot Cake Recipe-Family Cooking Recipes

  • 250 g karrota të qëruara
  • 2 vezë
  • 120 g sheqer
  • 80 ml vaj ulliri
  • 2-3 lugë qumësht
  • 175 g miell
  • 50 g niseshte
  • 1 pako fryrës për ëmbëlsira
  • Pak kripë
  • Aromë vanilje dhe lëkurë portokalli
  • 100 g çokollatë e zezë
  • Sheqer pluhur për dekor

Përgatitja

  1. Do të ndezim furrën të ngrohet në 180 gradë. Do të përgatisim një tavë me diametër 22 cm për pjekjen e kekut. Shtrojmë bazën me letër furre dhe anët i lyejmë me gjalp dhe pudrosim me miell.
  2. Si fillim do të qërojmë karrotat i presim në copa dhe bashkë me vajin do i frulojmë pure në një grirëse apo mikser kuzhine.
  3. Në një tas qelqi, do të rrahim vezët me sheqerin dhe pak kripë për disa minuta sa të bëhen shkumë.Chocolate Carrot Cake Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Shtojmë aty purenë e karrotave dhe qumështin dhe përziejmë sërish. Shtojmë aromën e vaniljes dhe lëkurën e portokallit.
  5. Do të shtojmë miellin e përzierë me niseshten dhe fryrësin të situr tek masa e lëngët. Përziejmë nga poshtë lart derisa të na formohet një brumë homogjen.Chocolate Carrot Cake Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Në fund shtojmë edhe çokollatën e prerë në copa. Përziejmë me një spatula dhe brumin e hedhim në tavën e përgatitur.Chocolate Carrot Cake Recipe-Family Cooking Recipes
  7. Do ta vendosim të piqet në furrën e parangrohur në 180 gradë për 40-45 minuta. Bëjmë provën me kunj dhëmbësh.Chocolate Carrot Cake Recipe-Family Cooking Recipes
  8. Pasi keku piqet, e nxjerrim nga furra, e lëmë të ftohet pak, e transferojmë në një pjatë servirje dhe e pudrosim me sheqer pluhur.Chocolate Carrot Cake Recipe-Family Cooking Recipes
  9. Pasi ftohet e presim në copa dhe e shijojmë sipas dëshirës shoqëruar me akullohen tonë të preferuar me vanilje dhe çokollatë.Chocolate Carrot Cake Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!Chocolate Carrot Cake Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment