Cauliflower Flan Recipe- Tortë E Kripur me Lulelakër

Lulelakra është një prej zarzavateve që shijojmë gjatë gjithë vjeshtës dhe dimrit, duke e gatuar në shumë receta, si sallata, supë, pjata furre, etj. Sot do të sjellim një recetë shumë të thjeshtë të Tortës Së Kripur me Lulelakër. Kjo recetë është një kombinim i patates me lulelakër, dhe përbërës të tjerë të pasur me proteina, si veza, djathi, apo dhe proshuta (kjo e fundit nëse nuk doni të përgatisni një recetë vegjetariane). Kjo recetë mund të shërbehet si një pjatë kryesore vegjetariane (pa proshutën) dhe është shumë e shijshme për një vakt dreke apo darke.

Ju mund të lexoni edhe Tortë E Kripur Me Kungulleshka

Përbërësit

• 600 g lulelakër
• 600 g patate
• 2 vezë
• 200 g djathë i butë në feta (mozarela, emental, etj)
• 50 g djath Parmigiano ose Grana i grirë
• 100 g proshutë e pjekur (fakultative për ata që nuk janë vegjetarianë)
• Kripë, piper, vaj ulliri, majdanoz i freskët.
• Bukë e thërrmuar

Përgatitja

  1. Do të lajmë patatet me gjithë lëkurë dhe do i vendosim në një tenxhere me ujë të ftohtë të ziejnë deri sa të zbuten.
  2. Ndërkohë në një tenxhere tjetër do të vendosim lulelakrën e larë, të prerë në formën e lulesave, dhe do e lëmë të ziejë për pak minuta në ujë me pak kripë. Nuk ka nevojë të zihet shumë, sa të mendoni se mund të shtypet me një pirun. Nesë keni mundësi ta gatuani në avull, akoma më mirë, mos e zieni, por gatuajeni në avull.Cauliflower Flan Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Do ti qërojmë patatet pasi ziejnë dhe ftohen pak, dhe me një shtypëse pureje do i shtypim dhe vendosim në një tas. Do të shtojmë aty edhe lulelakrën e gatuar dhe shtypur me pirun apo thërrmuar me dorë. Do të shtojmë vezët, djathin e grirë, kripë, piper, një lugë majdanoz të freskët të grirë imët, vaj ulliri dhe do i përziejmë mirë. Nëse doni të shtoni edhe proshutën, e presim në kubikë apo copa të vogla dhe e shtojmë tek brumi.
  4. Do të ndezim furrën të nxehet në 200 gradë.Cauliflower Flan Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Do të marrim një tavë për pjekje, qelqi ose qeramik, e lyejmë me vaj dhe e spërkasim me bukë të thekur gjithë sipërfaqen. Cauliflower Flan Recipe-Family Cooking RecipesDo të shtrojmë ½ e sasisë së brumit në tavë dhe sipër saj do të vendosim fetat e djathit. Do të shtojmë një fije vaj ulliri.Cauliflower Flan Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Shtojmë edhe pjesën tjetër të brumit dhe sërish do hedhim pak djath të grirë, bukën e thërrmuar, dhe vaj ulliri.Cauliflower Flan Recipe-Family Cooking Recipes
  7. Do e vendosim të piqet në furrën e nxehur për 30 minuta sa të marri ngjyrën e artë. Cauliflower Flan Recipe-Family Cooking RecipesDo e lëmë të ftohet pak përpara se ta presim dhe e shërbejmë të ngrohtë. Cauliflower Flan Recipe-Family Cooking RecipesKjo pjatë mund të konsumohet edhe e ftohtë ose të ruhet në frigorifer për një ditë e mbuluar me celofon. Gjithashtu është një pjatë shumë e shijshme për tu konsumuar në vaktin e drekës në ambientet tuaja të punës.

Ju bëftë mirë.Cauliflower Flan Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na ndiqni dhe mbështesni. Ndjehuni të lirë të shpërndani recetën dhe të komentoni më poshtë.

 

Leave a Comment