Cantaloupe Cake Recipe-Tortë E Ftohtë Me Pjepër

Tortat e ftohta janë shumë të preferuara për të gjithë, sidomos në stinën e verës.  Të lehta për tu përgatitur dhe pa pjekje, ne mund ti gatuajmë me shijet që na pëlqejnë. Sot dëshiroj të ndaj me ju Tortën e Ftohtë me Pjepër, e lehtë për tu konsumuar nga të gjithë. Kënaqësia e frutave në verë na zgjon dëshirën ti përdorim ato në gatime të ndryshme, duke shijuar fruktozën, aromat dhe ngjyrat e tyre. E tillë është dhe kjo tortë me pjepër plot aromë, me pak sheqer dhe e përshtatshme për nje vakt apo festë në familje.

Përbërësit për një tavë 28 cmCantaloupe Cake Recipe- Family Cooking Recipes

  • 1 pjepër cantaloupe rreth 2 kg
  • 500 ml pana që rrihet me sheqer për ëmbëlsira
  • 500 ml kos natural grek
  • 20 g fletë xhelatine
  • 18 biskota savoiardi
Për xhelatinën në sipërfaqe
  • 2 lugë sheqer
  • 8 g niseshte
  • 125 ml ujë

Përgatitja

  1. Pastrojmë pjeprin nga lëkura dhe farat, e ndajmë në feta.  Do na dali rreth 1,5 kg tul pjepri në total dhe 1/2 e kalojmë në një grirëse dhe e bëjmë pure. Pjesën tjetër e lëmë mënjanë pasi do e përdorim për dekorimin e tortës.
  2. Në një formë torte me hapje me diametër 28 cm, shtojmë në fund një bazë me biskota savoiardi, të cilat i zhusim më parë në një tretësirë me ujë e sheqer, ose vodka pjepri, ujë dhe sheqer. Unë përdora lëng Pjepri,1-2 lugë sheqer dhe 1 lugë liker mente të përgatitur në shtëpi.
  3. Vendosim fletët e xhelatinës në një tas të vogël me ujë të zbuten.
  4. Në një tas të thellë, hedhim panën dhe me një rrahëse me korent, e rrahim panën sa të krijohet krem. Shtojmë kosin dhe vazhdojmë përzierjen. Shtojmë edhe puren e pjeprit. Pjepri duhet i pjekur, pasi kjo tortë nuk ka sheqer të shtuar, përveç ëmbëlsisë së panës.
  5. Në një enë të vogël, shtojmë fletët e xhelatinës, pasi i shtrydhim nga uji tepërt, 3-4 lugë nga uji që i kishim vendosur të zbuteshin dhe në zjarr mesatar tresim xhelatinën që e shtojmë tek masa e përgatitur duke trazuar mirë.
  6. Hedhim masën në formën e tortës me hapje dhe e vendosim në ngrirje për 2 orë.Cantaloupe Cake Recipe- Family Cooking Recipes
  7. Gjatë kësaj kohe bëjmë gati pjeprin për dekorimin. Presim fetat e pjeprit në mes dhe secilën e presim në feta më të holla si cerek hëne.Cantaloupe Cake Recipe- Family Cooking Recipes
  8. Pasi kalon koha nxjerrim tortën nga ngrirja, vendosim pjeprin bukur në formë trendafili.
  9. Në një enë përgatisim një xhel me ujë, sheqer, dhe niseshte. E vendosim sipër pjeprit, por mund të zgjidhni edhe mos ta vendosni fare.
  10. Fusim tortën në frigorifer dhe pas 15-20 minutash është gati për servirje. Kjo tortë nuk del shumë e ëmbël ndaj mund ta shoqëroni me reçel pjepri nëse dëshironi më të ëmbël. Recetën e gjeni këtu.Cantaloupe Cake Recipe- Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Cantaloupe Cake Recipe- Family Cooking Recipes
Faleminderit që vizituat edhe një tjetër recetë nga ne.
Lutem lini komentet tuaja pasi ta provoni.

Leave a Comment