Calzone Pizza Recipe- Pica Kalcone Tȅ Mbushura Me Kȅrpudha

Duke qenȅ se jemi nȅ stinȅn e vjeshtȅs, dȅshirojmȅ tȅ ndajmȅ me ju herȅ pas here receta me produkte qȅ i pȅrkasin kȅsaj stine, dhe kȅrpudhat janȅ njȅ nga pȅrbȅrȅsit qȅ karakterizojnȅ kȅtȅ stinȅ. Sot dȅshiroj tȅ ndaj me ju  Pica “Calcone” Tȅ Mbushura Me Kȅrpudha, njȅ recetȅ plot shije, dhe nȅse i pȅlqeni kȅrpudhat jua rekomandoj ta provoni.
“Calzone” apo Piza tȅ mbushura si mund ti quajmȅ ndryshe janȅ njȅ gatim i shpejtȅ dhe i shijshȅm pȅr njȅ darkȅ nȅ familje. Pȅrgatitja e tyre ȅshtȅ e thjeshtȅ dhe nȅ tȅ njȅjtȅn mȅnyrȅ si dhe pizat ne mund ti mbushim ato me çfarȅ na ndodhet nȅ frigorifer apo çfarȅ na pȅlqen mȅ shumȅ.

Kombinimet e pȅrbȅrȅsve janȅ pa fund,  nga djathrat kombinuar me proshutat apo sallamet e ndryshme, apo perimet si specat, patatet, etj. kombinuar edhe ato ma djatra dhe proshura, apo mbushjet me bazȅ peshku dhe prodhimet e detit kombinuar me djathra, kaperi, ullinj, etj.

Ju mund ti mbushni si tȅ doni duke ndjekur tȅ njȅjtȅn mȅnyrȅ si ne do ju pȅrshkruajmȅ pȅr mbushjen me kȅrpudha, por duke aplikuar pȅrbȅrȅs tȅ tjerȅ nȅse doni tȅ provoni mbushje tȅ tjera.

Pȅrbȅrȅsit pȅr mbushjen

  • 300 g kȅrpudha “champigno”
  • 150 g djathȅ mozarela ose djath pize qȅ ju preferoni
  • 100 g prodhutȅ e pjekur
  • 1 thelp hudhȅr
  • 1 tufȅ majdanoz
  • Salce domate (fakultative)

Pȅr brumin

  • 500 g miell pizash ose manitoba
  • 330 ml qumȅsht
  • 8 g maja e thatȅ ose 15 g maja e freskȅt. Duhet tȅ pȅrgjysmoni dozat nȅse koha e ardhjes sȅ brumit do tȅ jetȅ mȅ gjatȅ se katȅr orȅ.
  • 1 lugȅ kripȅ
  • 1 lugȅ çaji sheqer
  • 2 lugȅ vaj ulliri

Pȅrgatitja

Kjo recetȅ e brumit tȅ “calzone piza” ȅshtȅ njȅ recetȅ bazȅ, e njȅjtȅ me recetȅn qȅ kemi ndarȅ pȅr pȅrgatitjen e brumit tȅ pizȅs. Ju mund ta shikoni tȅ plotȅ recetȅn e pizȅs Kȅtu.

  1. Nȅ njȅ tas do tȅ pȅrziejmȅ 2 lugȅ miel, majanȅ, sheqerin dhe me pak qumȅsht tȅ ngrohtȅ do tȅ zȅmȅ njȅ brumȅ tȅ hollȅ pȅr aktivizimin e majasȅ. Do e lȅmȅ kȅtȅ brumȅ tȅ vijȅ pȅr rreth 20-30 minuta nȅ njȅ vend tȅ ngrohtȅ, derisa tȅ dyfishojȅ masȅn e tij.
  2. Nȅ njȅ tas tȅ thellȅ do tȅ shtojmȅ gjithȅ sasinȅ e miellit tȅ situr, kripȅn, vajin e ullirit, brumin me maja tȅ zȅnȅ mȅ parȅ, dhe me qumȅshtin e vakȅt do tȅ zȅmȅ njȅ brumȅ tȅ butȅ dhe jo ngjitȅs. Do ta punojmȅ brumin pȅr tȅ paktȅn 10-15 minuta dhe do ta lȅmȅ tȅ vijȅ i mbuluar nȅ furrȅn e sobȅn tȅ fikur por me dritȅ ndezur. Do e lȅmȅ tȅ vijȅ tȅ paktȅn dy orȅ derisa tȅ dyfishojȅ volumin. Pasi kalon kjo kohȅ, do e marrim brumin dhe ndajmȅ nȅ 8-10 pjesȅ tȅ barabarta, tȅ cilat tȅ rrumbullakosura i lȅmȅ sȅrish tȅ mbuluara tȅ vijnȅ pȅr tȅ paktȅn 30 minuta tȅ tjera.
  3. Gjatȅ kȅsaj kohe do tȅ pȅrgatisim mbushjen tonȅ.Calzone Pizza Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Marrim kȅrpudhat e pastruara mirȅ dhe i presim nȅ feta tȅ holla. Nȅ njȅ tigan, do tȅ shtojmȅ pak vaj ulliri, thelpin e hudhrȅs qȅ vaji tȅ aromatizohet. Do tȅ shtojmȅ kȅrpudhat dhe do i gatuajmȅ pȅr disa minuta duke u hedhur pak kripȅ e piper dhe nȅ fund majdanozin e grirȅ imȅt.
  5. Do tȅ marrim djathin dhe do e presim nȅ kubikȅ. Po kȅshtu do tȅ presim prodhutȅn nȅ rripa tȅ hollȅ dhe do e bashkojmȅ bashkȅ me djathin.
  6. Ndezim furrȅn nȅ 200-220 gradȅ (nȅse furra juaj ka njȅ program pȅr pjekjen e pizave mund tȅ zgjidhni atȅ).
  7. Sapo brumi ka ardhur, me ndihmȅn e njȅ rolli dhe pak miell do i hapim secilȅn nga ndarjet nȅ njȅ petȅ me diametȅr 15-20 cm.Calzone Pizza Recipe-Family Cooking Recipes
  8. Do tȅ vendosim mbushjen nȅ qendȅr duke hedhur nga 1-2 lugȅ nga masa me kȅrpudha, si dhe nga pȅrzierja me djath dhe prodhutȅ. Do ta palosim petȅn nȅ mes, duke na u formuar njȅ gjysȅm hȅne, dhe do i mbyllim mirȅ anȅt me ndihmȅn e njȅ piruni. Nȅse ju pȅlqen mund tȅ shtoni salcȅ domatesh si brenda ashtu edhe jashtȅ duke lyer pak pjesȅn e bordeve.Calzone Pizza Recipe-Family Cooking Recipes
  9. I vendosim nȅ nje tavȅ tȅ lyer me vaj dhe pudrosur me miell dhe i pjekim pȅr 15 minuta.Calzone Pizza Recipe-Family Cooking Recipes
  10. I lȅmȅ pak tȅ ftohen dhe mȅ pas i presim nȅ mes dhe i servirim tȅ ngrohta. Ne mund ti ruajmȅ nȅ frigorifer dhe ti ngrohim para se ti konsumojmȅ. Janȅ perfekte pȅr piknik nȅ natyrȅ, apo dhe pȅr tu marrȅ me vete nȅ zyrȅ.Calzone Pizza Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bȅftȅ mirȅ.

Faleminderit qȅ vizituat kȅtȅ recetȅ, tȅ cilȅn jeni tȅ mirȅpritur ta ndani me miqtȅ tuaj. Lutem lini njȅ koment kur ta provoni.

Leave a Comment