Byrek Me Qepe Te Njoma-Byrek Me Qepë Të Njoma Dhe Gjizë

Byreku është një traditë në kuzhinën shqiptare dhe panvarësisht se mënyra e gatimit dhe hapjes së petëve është e ngjashme, janë recetat e ndryshme që përdorim për mbushjen e burekut, që e bëjnë këtë gatim të ndryshëm dhe të pëlqyer nga të gjithë në çdo stinë. Sot do të sjellim Byrekun Me Qepë Të Njoma, një recetë shumë e shijshme, me pak përbërës por e pëlqyer nga të gjithë. Nëse mund të jesh skeptik dhe s’e ke provuar ende këtë recetë, vijo lexo artikullin dhe përgatite në shtëpi të shikosh sa e shijshme që do të jetë. Gjyshja ime e përgatiste përherë byrekun me qepë të njoma dhe nuk linte rast që qëpët e njoma apo bishtat e qepëve ti shkonin kot.
Kjo është një recetë vegjetariane, e cila mund të shërbehet si pjatë kryesore shoqëruar me një supë të stinës, por gjithashtu është perfekte për piknik apo për tu marrë me vete në punë.

Përbërësit:

Për brumin

  • 500 g miell
  • 250 ujë
  • Pak kripë

Për mbushjen

  • 5-6 qepë të njoma të plota
  • 100 ml qumësh ose kos
  •  250 g gjizë pa kripë
  • Majdanoz ose nenexhik
  • 2 vezë
  • Vaj ulliri, kripë, piper.

Për hapjen e petëve

  • Niseshte
  • Vaj misri
  • Petës

Përgatitja:

  1. Në një tas qelqi sitim miellin dhe zëmë brumin me përbërësit e mësipërm duke e punuar mirë. Duhet të jetë i butë dhe të mos ngjtet nëpër duar. E mbulojmë me letër trasparente ose me pecetë dhe e lëmë të pushojë 30 minuta. Kjo do të na ndihmoje të hapim petët më mirë.
    Vazhdojmë me mbushjen.Byrek Me Qepe Te Njoma-Family Cooking Recipes
  2. Në 1 tigan të thellë, hedhim vaj ulliri dhe shtojmë qepët e grira me gjith gjethet e tyre. I kavërdisim mirë, shtojmë pak kripë e piper dhe i përziejmë derisa të zbuten. Mund ti shtojmë dhe pak ujë ose qumësht që të gatuhet më mirë. Byrek Me Qepe Te Njoma-Family Cooking RecipesDo i lëmë qepët e gatuara të ftohet në një tas qelqi dhe shtojmë përbërësit e tjerë gjizën që duhet te jetë pa kripë dhe e ëmbël, vezën, kosin ose qumështin. Sipas dëshirës. N q s i hedhim qumësht mbushja do të ketë një shije të ëmbël. Me kos do të jetë pak më majhoshe. Shtojmë dhe erëzat dhe mbushja është gati.
    Vazhdojmë punën me petët.Byrek Me Qepe Te Njoma-Family Cooking Recipes
  3. E ndajmë brumin në 3 pjesë pastaj cdo njërën në 3 të tjera. Pjesët e brumit i hapim në rrathë me diametër 15 -20 cm sic tregohet në figurë dhe i lëmë mënjanë.Easy Phyllo Dough Recipe-Family Cooking RecipesI mbarojmë të gjitha dhe i bashkojmë në 3-she, duke shtuar pak vaj ndërmjet njëra- tjetrës. Fillojmë ti hapim në petë më të mëdha me ndihmën e niseshtes dhe petësit ose rrul picash. Byrek Me Qepe Te Njoma-Family Cooking RecipesI hapim dhe i shtrojmë në tavë të lyer me vaj shtrojmë 2 petë poshtë, shtojmë mbushjen dhe 1 petë sipër. Rregullojmë anët e lyejmë me vaj dhe e pjekim në furrë të grohur më parë 200 gradë 30 minuta byreku duhet të jetë skuqur nga sipër dhe poshtë. Byrek Me Qepe Te Njoma-Family Cooking RecipesE heqim dhe e mbulojmë me letër alumini ose një pecetë kuzhine. Ky veprim do të bëjë që byreku të zbutet nëse është tharë pak gjatë pjekjes. Pasi ftohet, e presim dhe e shërbejmë të ngrohtë.Byrek Me Qepe Te Njoma-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!Byrek Me Qepe Te Njoma-Family Cooking Recipes

Faleminderit që vizitoni faqen tonë. Jeni të mirëpritur të lini komentet tuaja më poshtë.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Byrek Me Kos- Byrek Me Kos Dhe Gjizȅ

 

Byrek Me Qumesht Dhe Veze-Byrek Me Qumësht Me Petë Të Pjekura

 

Leave a Comment