Gatimi i byrekȅve ȅshtȅ pjesȅ ȅ traditȅs sonȅ ndaj dhe receta pȅr mbushjen dhe gatimin e tyre janȅ tȅ shumta. Sot duam tȅ ndajmȅ me ju, recetȅn e Byrekut Me Kos Dhe Gjizȅ, i cili besoj gatuhet nȅ çdo familje shqiptare. Ȅshtȅ nje recetȅ e thjeshtȅ me pȅrbȅrȅs qȅ gjithmonȅ i kemi nȅ shtȅpi, pȅr njȅ kombinim plot shije tȅ nȅnprodukteve tȅ qumȅshtit.
Petȅt pȅr gatimin e byrekut mund ti pȅrgatisim vetȅ, ose dhe ti blejmȅ tȅ gatshme duke zgjedhur tipin e petȅs qȅ dȅshirojmȅ. Ju inkuraj tȅ provoni ti hapim petȅt vetȅ duke pȅrgatitur nȅ pak minuta njȅ gatim tȅ shijshȅm nga duart tuaja.
Pȅr mȅ shumȅ pȅr brumin dhe hapjen e petȅve referojuni artikullit tonȅ pȅr gatimin e brumit tȅ byrekut.
Byreku me kos dhe gjizȅ ȅshtȅ i lehtȅ dhe konsumohet edhe pȅr njȅ vakt mȅngjesi, mund ta marrim me vete nȅ punȅ, shkollȅ, piknik, etj.
Receta tȅ rekomanduara tȅ ngjashme me kȅtȅ recetȅ.
Byrek Me Qumesht Dhe Veze-Byrek Me Qumësht Me Petë Të Pjekura
Tomato And Onion Albanian Burek-Byrek Me Domate Dhe Qepë
Best Summer Squash Recipe-Byrek Me Kungull Të Njomë
Pȅrbȅrȅsit
- 350-400 ml kos i bardhȅ natyral, ose grek
- 150 g gjizȅ me ose pa kripȅ
- 100 g djath i bardhȅ
- 1-2 lugȅ gjalpȅ i shkrirȅ ose vaj ulliri
- 2- vezȅ
- 100 ml vaj pȅr shtrimin e petȅve
- Pak kripȅ
Pȅrgatitja
- Do tȅ zȅmȅ brumin pȅr hapjen e petȅve dhe pasi e kemi lȅnȅ tȅ pushojȅ pȅr 20-30 minuta do tȅ ndajmȅ brumin nȅ pjesȅ dhe mȅ pas do hapim byreçkat dhe me to petȅt e byrekut. Lexoni recetȅn e plotȅ kȅtu.
- Ndezim furrȅn tȅ nxehet nȅ 200 gradȅ.
- Nȅ njȅ tas tȅ thellȅ qejqi, do tȅ shtojmȅ vezȅt, (njȅ tȅ verdhȅ do e lȅmȅ mȅnjanȅ ta pȅrdorim pȅr tȅ lyer burekun nȅ fund nga sipȅr). I rrahim me njȅ pirum, shtojmȅ kosin dhe i trazojmȅ mirȅ. Do tȅ shtojmȅ gjizȅn dhe me pas djathin e thȅrrmuar. Nȅse keni zgjedhur gjizȅ me kripȅ atȅherȅ mendoj se nuk ka nevojȅ tȅ shtoni kripȅ tjetȅr pasi edeh djathi ka kripȅ. Nȅse gjiza ȅshtȅ pa kripȅ do i shtojmȅ pak, sidoqoftȅ ju duhet ta provoni pȅr nivelin e kripȅs pȅrzierjen pȅrpara se tȅ shtoni kripȅn. Shtojmȅ edhe gjalpin e shkrirȅ, ose vaj ulliri nȅse nuk doni tȅ pȅrdorni gjalpȅ.
- Marrim njȅ tavȅ pȅr pjekje, e lyejmȅ me pak vaj dhe fillojmȅ shtrimin e petȅve. Pasi kemi shtruar gjysmat, ose 2 petȅ tȅ haputa vetȅ me tre apo me shumȅ kuleçȅ secila, atȅherȅ do tȅ hedhim mbushjen tonȅ dhe do tȅ vazhdojme shtrimin e petȅve. Mes petȅve do tȅ hedhim vaj bimorȅ, misri, luledielli, ose dhe vaj ulliri (sipas preferencȅs). Nȅ fund byrekun mund tȅ zgjidhni qȅ ta prisni nȅ copa dhe e lyejme me tȅ verdhȅn e vezȅs tȅ pȅrzierȅ me qumȅsht.
- E pjekim byrekun nȅ furrȅn e nxehur mȅ parȅ pȅr 30-40 minuta deri sa tȅ marri ngjyrȅn e artȅ nȅ tȅ kuqȅrremtȅ.
- E lȅmȅ tȅ ftohet pak, e mbulojmȅ qȅ tȅ rrijȅ i butȅ dhe e shȅrbejme tȅ ngrohtȅ.
Ju bȅftȅ mirȅ!
Faleminderit qȅ vijoni tȅ lexoni dhe provoni receta tona. Lutem na bȅni me dije komentet tuaja pasi i provoni ato.