Butternut Squash, Rice and Sausage Casserole-Tavë Me Oriz, Kungull Dhe Salçiçe

Tavë Me Oriz, Kungull Dhe Salçiçe ështe një pjatë unike shumë e shijshme për gjithë familjes. Shoqëruar edhe me një sallatë të stinës me këtë recetë ju keni gati një vakt të plotë apo edhe për tu marrë me vete në punë.
Receta ështe tipike e stinës së ftohtë, per një vakt të shëndetshëm dhe plot kalori.

Ju mund të provoni edhe Bollgur me kungull dhe fileto pule.

Përbërësit

  • 400 g oriz
  • 1 qepë
  • 200 kungull i verdhë
  • 3 salçiçe të freskëta
  • Kërpudha disa(fakultative)
  • Kripë e piper
  • 100 g djath Asiago
  • Djath parmixhan 2 lugë gjelle i grirë
  • Djath kaçkavall sipas dëshirës
  • Pak gjalp
  • 1.5 l lëng perimesh

Përgatitja

  1. Do të grijmë qepën hollë dhe do ta kavërdisim në një tenxhere që nuk ngjit me vaj ulliri.
  2. Sa të zbutet qepa, do të shtojmë kungullin të cilin e kemi pastruar nga lëkura dhe prerë në copa të vogla. Shtojmë edhe kërpudhat e pastruara dhe të prera në feta nqs doni, kjo varet nga ju. Mund ta gatuani edhe pa to.
  3. Vijojmë gatimin duke e trazuar për disa minuta sa të zbutet pakëz dhe shtojmë salçiçen, të cilën e kemi hequr nga mbështjellja dhe copëtuar.
  4. E përziejmë të gjithë dhe sa të shohim që salçiçja ka marrë ngjyrën e kaurdisjes, që do të thotë që po gatuhet atëherë shtojmë orizin.Butternut Squash, Rice and Sausage Casserole-Family Cooking Recipes
  5. Vijojmë kaurdisjen në tenxhere disa minuta dhe shtojmë 2/3 e lëngut të nxehtë. E lëmë të ziejë derisa të bëhet al dente.
  6. Nga fundi shtojmë djathin kaçkavall në kubik dhe pak gjalp. E rregullojmë me kripë e piper.Butternut Squash, Rice and Sausage Casserole-Family Cooking Recipes
  7. Marrim një tavë pirex dhe shtojmë gjysmën në tavë.
  8. Djathin Asiago e kemi prerë në feta të holla dhe e vendosim në një shtresë. Mund të përdorim edhe ndonjë lloj tjetër djathi, mjafton që të jetë djath që shkrin ose djath pice.Butternut Squash, Rice and Sausage Casserole-Family Cooking Recipes
  9. E mbulojmë me një shtesë tjetër orizi, e rregullojmë shtresën dhe i hedhim sipër lëngun e mbetur.
  10. I shtojmë edhe djathin parmixhan. E fusim në furrë të nxehur më parë në 200 gradë për 25 minuta.Butternut Squash, Rice and Sausage Casserole-Family Cooking Recipes
  11. Në fund e shërbejmë të ngrohtë.

Ju bëftë mirë!Butternut Squash, Rice and Sausage Casserole-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”


Leave a Comment