Bulgur Whole Grain-Bollgur Në Furrë

Sot dua të sjell një mënyrë tjetër të gatimit të Bollgurit Në Furrë. Ashtu si na pëlqen krokanteca e orizit kur përgatisim tavat e ndryshme me pulë apo perime, po njësoj shijon edhe bollguri nëse e përfundojmë gatimin në furrë. Në këtë recetë bollgurin e kam gatuar pjesërisht në tenxhere dhe pjesërisht në furrë. Bollguri është gatuar më lëng pule dhe aromatizuar me speca, karrotë, domate dhe erëza.

Ju mund të provoni edhe Bollgur me Kungull Dimëror, apo Kofsh Qengji Me Bollgur.

Përbërësit

  • 400 g bollgur
  • 1 litër lëng pule
  • 4 Kofsha pule ose ½ pulë
  • 1 qepë
  • 1 karrotë
  • 2-3 domate
  • 1 lugë çaji spec i kuq pluhur
  • 2 lugë gjalp
  • Kripë, piper, vaj ullir
  • Nenexhik i njomë ose i thatë, rigon, trumzë

Përgatitja

  1. Do të pastojmë, lajmë dhe ziejmë pulën për të paktën 20 minuta që të sigurojmë lëngun për gatimin e bollgurit. Copat e pulës i mbajmë mënjanë për ti shtuar në tavë më vonë.
  2. Vijojmë me pastrimin dhe grijmë qepën imët dhe në një tigan do të shtojmë gjalp dhe vaj ulliri dhe do kaursisim qepën me temperaturë mesatare, me kapak mbuluar sa të zbutet mirë.
  3. Në tigan, do të shtojmë një karrotë të grirë në renden dore dhe kaurdisim së bashku. Shtojmë domaten e grirë në renden dhe do kaursisim dhe lëmë të gatuhet domatja sa të kthehet në salcë kremoze. Shtojmë kripë dhe piper.Bulgur Whole Grain-Family Cooking Recipes
  4. Bollgurin e lajmë mirë në ujë të rrjedhshëm dhe pasi e kemi kulluar mirë, do e shtojmë në tigan ta kaurdisim bashkë me perimet.
  5. Shtojmë kripë, piper, specin pluhur, dhe 2/3 e lëngut të pulës dhe do i gatuajmë në tigan për 10-15 minuta sa të përthithet lëngu. Shtojmë erëzat, kripë, piper dhe pak gjalp dhe përziejmë.Bulgur Whole Grain-Family Cooking Recipes
  6. Do ta shtojmë këtë masë në një tavë balte ose qelqi, shtojmë copat e pulës, pjesën e mbetur të lëngut të pulës, pak gjalp, vaj ulliri dhe e fusim të piqet në furrë të parangrohur në 200 gradë për 20 minuta sa të marri një ngryrë të kuqërremtë dhe të krijojë një kore krokantë në sipërfaqe.Bulgur Whole Grain-Family Cooking Recipes
  7. E shërbejmë të ngrohtë.

Ju bëftë mirë!Bulgur Whole Grain-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje mbi recetën.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment