Bulgur Recipe-Bollgur Me Perime Dhe Kërpudha

Bollgur Me Perime Dhe Kërpudha është një pjatë e parë ose pjatë unike vegjetariane për një vakt drekë, darkë, apo për tu marrë me vete në punë. Bollguri është përdorur ndër shekuj në kulturën dhe kuzhinën tonë, edhe pse për disa dekada vendin e tij e zëvendësoi gjerësisht orizi. Dikur gjyshet tona e përgatisnin vetë bollgurin, i cili zinte një rol kryesor në gatimet dhe zahiretë e dimrit.
Bollguri është një drith  lehtësisht i tretshëm nga organizmi dhe dietik gjithashtu. I kombinuar me perime, do të realizojmë një pjatë shumë të shijshme dhe një vakt akoma më të plotë.
 
Ju mund të provoni edhe Bollgur me Kungull dimëror, apo Bollgur në furrë.

Përbërësit

  • 300 g bollgur
  • 2 qepë të njoma
  • 1 karrotë
  • 1 kungull
  • 1 patëllxhan
  • 1 spec jeshil
  • 6 kërpudha shampinjon
  • Kripë piper i zi
  • Vaj ulliri
  • Majdanoz ose nenexhik
  • Pak gjalp
  • 600-700 ml lëng pule ose perimesh

Përgatitja

  1. Si fillim, do të lajmë dhe presim perimet. Do të grijmë qepët dhe do ti kavërdisim me vaj ulliri në një tigan që nuk ngjit. Bulgur Recipe-Family Cooking Recipes
  2. Vijojmë kaurdisjen dhe shtojmë perimet  e prera në kubik me radhë duke i kavërdisur të gjitha sa të zbuten. Shtojmë edhe kërpudhat e prera në feta. Bulgur Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Shijojmë të gjithë masën duke shtuar kripë e piper. Bulgur Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Pasi perimet janë kaurdisur, do të shtojmë bollgurin e larë dhe e përziejmë për pak minuta me perimet. Bulgur Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Vijojmë gatimin duke shtuar lëngun e nxehtë dhe e lëmë të ziejë.  Do të duhen rreth 12 minuta deri në përfundim.Bulgur Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Kur të jetë gati bollguri ynë, i shtojmë gjalpin dhe e përziejmë mirë.  Do e fikim zjarrin dhe shtojmë  majdanozin e grirë.
  7. E servirim të ngrohtë.
Ju bëftë mirë!Bulgur Recipe-Family Cooking Recipes
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona ditore. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Në vlerësojmë opinion tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

 

Leave a Comment