Best Spinach Quiche Recipe-Quiche Me Spinaq

Quiche Me Spinaq është një gatim shumë i shijshëm që mund ta shijojmë si një antipastë, snack, apo edhe pjatë të parë në faktet tona kryesore. Në vijim të pispilisë me spinaq në tigan, spinaq në tavë, role me spinaq, byrek me spinaq, etj, sot duam të ndajmë një tjetër recetë me spinaq që do ju pëlqejë.

Quiche vjen nga tradita e kuzhinës franceze, një tartë e kripur e përgatitur me petë brumi frolla ose brise dhe e mbushur sipas preferencave dhe dëshirës me produkte të kategorisë së perimeve, djathra, mish, proshuta, produkte deti, etj.

Sot ne po sjellim një recetë të quiche me spinaq dhe për një gatim më të lehtë peta është përgatitur me vaj ulliri. Ju nëse nuk dëshironi ta përgatisni brumin dhe petën vetë, mund të blini një petë Brise të gatshme. Na ndiqni në vijim për përbërësit dhe mënyrën e përgatitjes.

PërbërësitBest Spinach Quiche Recipe-Family Cooking Recipes

Për petën për një tavë 24-26 cm

  • 200 g miell
  • 80 ml vaj ulliri
  • 70 ml ujë i ftohtë
  • Pak kripë

Për mbushjen

  • 1 qepë e vogël e kuqe
  • 1 qepë e vogël e bardhë
  • Pak vaj ulliri, kripë, piper
  • 350 g spinaq
  • 50-70 g djath i bardhë
  • 200 ml pana kuzhine
  • 3 vezë
  • 100 g djath i grirë Pize Guda ose Mozarella

Përgatitja

  1. Si fillim do përgatisim brumin për petën. Në një tas do të hedhim miellin e situr do shtojmë kripën dhe vajin e ullirit dhe do përziejmë shpejt sa të na formohet një kokërrizim i miellit me vajin e ullirit. Mund të përdorni edhe një grirëse kuzhine për këtë process, apo një brumatriçe nëse keni, por fare thjesht zihet brumi me dorë.
  2. Do të shtojmë ujin, i cili duhet të jetë i ftohtë nga frigoriferi dhe zëmë brumin tonë, të cilin e punojmë rreth 5 minuta.Best Spinach Quiche Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Ky lloj brumi nuk ka nevojë të pushojë në frigorifer si brumi që zëmë me gjalp dhe mund ta hapim petën direkt për ta vendosur në tavë. Gjithashtu është shumë më i lehtë dhe i shëndetshëm. E hapim petën dhe e vendosim brumin në tavë për pjekjen e tartës sonë, kalojmë rulin sipër bordurës dhe presim tepricat e petës duke e kornizuar petën brenda tavës dhe me një pirun do të shpojmë bazën e petës në disa vende. Best Spinach Quiche Recipe-Family Cooking Recipes
  4. E vendosim tavën në frigorifer të qëndrojë ndërkohë që ne përgatisim mbushjen.

Përgatitja e Mbushjes

  1. Në një tigan do të shtojmë pak vaj ulliri, sa të mos ngjisë tigani dhe do të shtojmë qepën e kuqe dhe të bardhë të grirë imët. Best Spinach Quiche Recipe-Family Cooking RecipesI kavërdisim më kapak sa të zbuten dhe shtojmë spinaqin e larë, kulluar, dhe prerë imët. Shtojmë pak kripë, piper dhe e gatuajmë spinaqin sote për pak minuta.
  2. Do e kalojmë këtë masë në një kullesë që ti heqim spinaqit të gatuar ujin e tepërt.
  3. Ndërkohë në një tas do rrahim vezët mirë, do të shtojmë panën dhe një pjesë të djathit të grirë dhe i përziejmë mirë.
  4. Ndërkoë që spinaqi ka kulluar dhe është ftohur, do marrim tavën e tartës dhe do vendosim spinaqin të shpërndarë në gjithë sipërfaqen, do thërrmojmë djathin e bardhë sipër, shtojmë dhe pjesën e djathit tjetër të grirë, dhe sipër do hedhim përzierjen e vezëve me panën.
  5. E vendosim ta pjekim tavën në furrë të parangrohur për 170 gradë për 35-40 minuta. Brumi Brise kërkon pak më gjatë kohë të piqet se brumi frolla, kini parasysh që anët e brumit veçohen dukshëm në ngjyrë të artë kur janë pjekur si duhet.
    Pas pjekjes e lëmë të ftohet pak, e heqim nga tava dhe e vendosim në një pjatë servirje të ftohet edhe pak. Mund ta presim dhe shërbejmë të ngrohtë, vakët, apo ftohtë sipas dëshirës.Best Spinach Quiche Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!
Faleminderit që na ndiqni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur për çdo koment apo pyetje mbi recetën.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment